Ndërlidhjet

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon aktivitetet kundër "Zajdenicës"


Foto arkivi
Foto arkivi

Subjekti politik më i madh opozitar në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon me aktivitetet e saj, protesta dhe tubime të ndryshme në komunat e Kosovës.

Arsyeja e këtyre organizimeve sipas zyrtarëve të Vetëvendosje është kundërshtimi i arritjes së marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave më shumice serbe apo siç e quajnë ata “Zajednicës”në veri të Kosovës.

Udhëheqës të këtij subjekti politikë në krye me kryetarin Visar Ymeri bashkë me anëtarë të tjerë të kryesisë së kësaj partie do të qëndrojnë të shtunë në komunën e Ferizajt.
Në një komunikatë për media nga ky subjekt thuhet se “tubimi do të mbahet për të paraqitur rreziqet e "Zajednicës".

Analistët politikë në Prishtinë, kanë thënë se “marrëveshja e Brukselit për Asociacionin ka elemente etnike dhe krijon një entitet serb, për çka po shpreh shqetësime opozita”.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes, pritet të mbledh përfaqësues të deleguar nga dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Asambleja dhe Këshilli i këtij trupi, do t'i kenë shenjat dalluese dhe do të komunikojnë në emër të komunave serbe me institucionet qendrore në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG