Ndërlidhjet

Armëpushimi në Ukrainë u zbatua për një javë


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se marrëveshja për armëpushim në lindje të vendit, është respektuar për herë të parë për një javë.

“Sot është bërë një javë që nuk ka të shtëna në zonën e luftës”, ka thënë Poroshenko, duke iu referuar Marrëveshjes së Minskut për armëpushim, e cila është arritur në muajin shkurt.

Poroshenko ka thënë se zhvillimet e tilla japin “shpresë të fuqishme” se përpjekjet për paqe nga Qeveria e Ukrainës “ofrojnë mundësi për ndërtimin e një shteti të ri dhe efektiv”.

Konflikti në lindje të Ukrainës, midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, ka nisur qysh në prill të vitit 2014.

Mbi 6,500 njerëz janë vrarë në luftime.

XS
SM
MD
LG