Ndërlidhjet

Mogherini: Kriza me migrantë prek gjithë Evropën


Federica Mogherini
Federica Mogherini

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se fluksi i refugjatëve është fakt dhe se shtetet anëtare duhet të pajtohen me realitetin e ri.

“Sa më parë që e pranojmë atë, aq më shpejt do të jemi në gjendje që të përgjigjemi në mënyrë efektive dhe si evropianë të bashkuar”, ka thënë Mogherini, pas një takimi dyditor joformal të ministrave të Jashtëm të BE-së.

“Migrantët na prekin të gjithë neve. Pak muaj më parë, kanë prekur vetëm Italinë, Greqinë dhe Maltën. Tani edhe Hungarinë. Ndërsa, në të ardhmen mund t’i prekin edhe vendet e tjera”, ka thënë Mogherini.

Kriza me migrantët që ikin nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut ka shkaktuar ndarje të mëdha brenda bllokut evropian.

Gjermania udhëheq thirrjet për shpërndarjen e tyre nëpër të gjitha shtetet e BE-së.

Por, anëtaret lindore të bllokut, të udhëhequra nga Hungaria, kundërshtojnë kuotat e detyrueshme për pranimin e azilkërkuesve.

XS
SM
MD
LG