Ndërlidhjet

Bagdad: Numri i të vrarëve arriti në 24


Pamje pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës në Kadhimijah të Bagdadit
Pamje pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës në Kadhimijah të Bagdadit

Së paku 24 vetë janë vrarë dhe më se 60 të tjerë janë plagosur, në një lagje shiite të Bagdadit, nga tre sulmues në një pikë kontrolli.

Sulmi ndodhi dje në lagjen Kadhimijah në Bagdad të Irakuit.

Zëdhënësi i policisë së Bagdadit, Saad Maan, tha se forcat e sigurisë e kishin qëlluar për vdekje njërin prej tre sulmuesve, ndërsa dy të tjerët e kishin aktivizuar eksplozivin në trupin e tyre.

Sipas një grupi monitorues, që i gjurmon militantët e Shtetit Islamik, ky grup e ka marrë përgjegjësinë për sulme.

Militantët e Shtetit Islamik shpeshherë i sulmojnë forcat e sigurisë së Irakut dhe pjesëtarët e komunitetit mysliman shiit.

XS
SM
MD
LG