Ndërlidhjet

SHBA: Personi i armatosur në kolegj ka bërë vetëvrasje


Ekipet e shpëtimit i ndihmojnë personat e sulmuar në një kolegj në Roseburg të Oregonit
Ekipet e shpëtimit i ndihmojnë personat e sulmuar në një kolegj në Roseburg të Oregonit

Personi i armatosur, Christopher Harper-Mercer, 26 vjeçar, i cili ka hapur zjarr kundër kolegëve studentë në një kolegj amerikan, duke i vrarë nëntë vetë, pas të shtënave me policinë ka kryer vetëvrasje.

Paraprakisht, hetuesit kishin thënë se personi që ka shtënë me armë ishte vrarë nga policët, që kishin arritur në vendin e vrasjeve në qytetin Roseburg në Oregon.

Por, zyrtari i policisë, John Hanlin, në një konferencë për shtyp mbrëmë vonë, tha se mjekoligjori shtetëror kishte përcaktuar se personi i armatosur, Harper – Mercer, kishte bërë vetëvrasje.

Pas vrasjeve mizore në qytetin Roseburg në Oregon, autoritetet thanë se ai kishte të veshur një xhaketë mbrojtëse dhe në shkollë kishte sjellur së paku gjashtë armë dhe pesë karikatorë të plumbave.

Hetuesit thanë se në banesën ku jetonte me nënën e tij, ai i kishte edhe shtatë pushkë të tjera.

Zyrtarët i kanë publikuar edhe emrat e të vrarëve, që janë të moshës prej 18 e deri në 67 vjeç, përfshirë edhe studentë të vitit të parë dhe një arsimtar.

XS
SM
MD
LG