Ndërlidhjet

Kirgizi: Social demokratët në qeveri i fituan zgjedhjet


Pamje nga numërimi i fletëvotimeve në Kirgizi
Pamje nga numërimi i fletëvotimeve në Kirgizi

Partia Social Demokrate në Kirgizi ka dalë fituese në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numërimit të gati të gjitha fletëvotimeve, kumtoi se Partia Social Demokrate i fitoi 27.5%, ndërsa partia opozitare, Mëmëdheu, është e dyta me 20%.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se pjesëmarrja në votime ishte 59% dhe se zgjedhjet janë mbajtur në “atmosferë të qetë”.

Ministria e brendshme e Kirgizisë tha se ka pasur disa ankesa se partitë kishin provuar t’i blejnë votat dhe ka paralajmëruar se autoritetet do të zhvillojnë hetime për këto akuza.

XS
SM
MD
LG