Ndërlidhjet

Propaganda e IS-it, promovon shtet-ndërtimin


Foto e bërë nga fotoreporteri i IS-it, gjatë vjeljes së rrushit.
Foto e bërë nga fotoreporteri i IS-it, gjatë vjeljes së rrushit.

Propaganda mediale e të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) tani ka për qëllim të dëshmojë se "është një komb i vërtetë, e jo një vend që glorifikon aktet e dhunës, tregon një studim i bërë", raporton BBC.

Ky studim, i realizuar nga Fondacioni Quilliam, i cili merret me çështje sigurie, tregon se IS-i ka për qëllim ta paraqesë veten si një vend i zbatimit të ligjit dhe funksionimit të një shtetit transitor.

Ekipi i mediave të IS-it, ka prodhuar rreth 900 materiale mediatike, për një muaj, tregon studimi.

Më shumë se gjysma e këtyre materialeve trajtonin tema nga jeta e përditshme e qytetarëve.

Këto materiale janë shpërndarë në gjithë botën përmes rrjeteve sociale.

XS
SM
MD
LG