Ndërlidhjet

IOM: 100 migrantë të vdekur


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Rreth 100 migrantë raportohet se kanë vdekur në detin Mesdhe, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), duke i cituar raportet e pakonfirmuara të Kryqit të Kuq të Libisë.

85 trupa janë gjetur në një zonë të bregdetit të Libisë, derisa edhe 10 trupa tjerë janë gjetur në një zonë tjetër, ka thënë IOM.

Më shumë se 500 mijë migrantë kanë arritur në Evropë këtë vit nga deti.

Rreth 3 mijë persona besohet se kanë humbur jetën gjatë kalimeve ilegale përmes ujërave të Mesdheut.

XS
SM
MD
LG