Ndërlidhjet

BE-ja fillon kontrollimin e anijeve me migrantë


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Bashkimi Evropian është duke zhvilluar operacione të reja në det të hapur, për të kontrolluar anijet të cilat dyshohet se po sjellin migrantë nga deti Mesdhe.

Nën operacionin “Sofia”, anijet detare do të mund të kontrollojnë çdo lloj anije tjetër në të cilën dyshohet se ka trafikim të qenieve njerëzore.

Deri më tash BE-ja ishte përqendruar më shumë në operacione vëzhguese dhe operacione shpëtimi.

Vetëm deri tash më shumë se 130 mijë migrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Evropë, nga bregdeti i Afrikës.

Më shumë se 2700 persona kanë humbur jetën në det.

XS
SM
MD
LG