Ndërlidhjet

Jemen: Rebelët Huthi pajtohen me rezolutën e OKB-ës


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Rebelët Huthi, në Jemen përmes një letre që i kanë dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB-ës, konfirmojnë angazhimin e tyre për përfundim të konfliktit.

Në letër të cilën e ka marrë edhe BBC-ja, përfaqësuesit e militantëve Huthi, zotohen se do t’i përmbahen planit paqësor, prej shtatë pikave, të ndërmjetësuar nga OKB-ja, gjatë bisedimeve në Oman.

Letra përmban zotimin verbal të rezolutës së nxjerrë muajin e kaluar.

OKB-ja ka vlerësuar se rreth 4900 persona, përfshirë më shumë se 2500 civilë kanë humbur jetën gjatë konfliktit në Jemen.

Në letrën adresuar Ban ki Moon, ata angazhohen për armëpushim, largim të militantëve të armatosur dhe kthimin e qeverisë nga kryeqytetin Sanaa.

Presidenti i Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi ka kërkuar largimin e tyre nga territoret e okupuara një vit më parë.

XS
SM
MD
LG