Ndërlidhjet

SHBA: Të gjenden vrasësit e Politkovskayas


Anna Politkovskaya
Anna Politkovskaya

Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që t’i gjejnë personat që kanë urdhëruar vrasjen e gazetares hulumtuese, Anna Politkovskaya.

Në një deklaratë të lëshuar sot, në nëntëvjetorin e vrasjes, Deparatamenti i Shtetit ka thënë se “mosndëshkimi për vrasjen e saj dhe të gazetarëve të tjerë, në vitet e fundit, kontribuon në klimën e frikës dhe të vetëcensurës, si dhe vë sigurinë e gazetarëve në rrezik”.

Politkovskaya, kritike e presidentit rus, Vladimir Putin, është qëlluar për vdekje para banesës së saj në Moskë, më 7 tetor të vitit 2006.

Ajo ka raportuar për korrupsionin në nivel të lartë dhe për abuzimet me të drejtat e njeriut në Çeçeni.

Vitin e kaluar, dy persona janë dënuar me burg të përjetshëm dhe tre të tjerë me dënime të gjata për përfshirjen e tyre në krim.

XS
SM
MD
LG