Ndërlidhjet

Oslo: Shpallet vendimi për Çmimin Nobel për Paqe


Dy kandidatët për Çmimin Nobel për Paqe, Angela Merkel dhe Papa Françesk
Dy kandidatët për Çmimin Nobel për Paqe, Angela Merkel dhe Papa Françesk

Përfaqësues të Komitetit të Nobelit sot në kryeqytetin Oslo të Norvegjisë e shpallin vendimin për Çmimin Nobel për Paqe, për vitin 2015.

Në mesin e 273 kandidatëve të propozuar, nuk ka favorit të qartë.

Në mesin e kandidatëve janë kancelarja gjermane, Angela Merkel, Papa Françesk, dy persona të moshuar, që i kanë mbijetuar sulmet me bombë atomike të Shteteve të Bashkuara, në vitin 1945 në Hiroshimë dhe Nagasaki, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, e të tjerë.

Dy japonezët e moshuar janë nominuar për aktivitetin e tyre në ndaljen e armatimit atomik.

XS
SM
MD
LG