Ndërlidhjet

Blatter apelon vendimin për pezullim


Sepp Blatter
Sepp Blatter

Sepp Blatter ka parqitur ankesë zyrtare kundër pezullimit të tij për 90 ditë nga Komiteti i Etikës i Federatës Botërore të Futbollit.

Blatter, i cili ka qenë president i FIFA-s qysh në vitin 1998, është pezulluar të enjten.

Zvicerani, 79 vjeç, po përballet aktualisht me një hetim penal nga autoritetet zvicerane.

Gazeta New York Times ka thënë se ka siguruar një kopje të apelit të Blatterit.

Sipas gazetës, Blatter, përmes ankesës, ka kundërshtuar trajtimin “e ashpër dhe të padrejtë”.

Blatter dyshohet se ka nënshkruar një kontratë, e cila ka qenë “e pafavorshme për FIFA-n”, dhe se i ka bërë një “pagesë jolojale” presidentit të Federatës Evropiane të Futbollit, UEFA, Michel Platini.

Komiteti etik i FIFA-s ka pezulluar edhe Platinin për 90 ditë.

XS
SM
MD
LG