Ndërlidhjet

Mustafa: Asociacioni, demarkacioni nuk janë probleme reale


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se opozita do që të marrë pushtetin me dhunë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se probleme reale për Kosovën nuk janë as Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe as demarkacioni me Malin e Zi.

“Problem është abstenimi në zbatimin e ligjit dhe të rregullave, që stimulon hyxhymin e dhunshëm për të ardhur në pushtet”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se Asociacioni është obligim për të zbatuar Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Normalizimin e Marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, ndërsa për demarkacionin, Mustafa ka thënë se mund të kërkohen korrigjime, nëse dëshmohet se pjesë të territorit të Kosovës i kanë kaluar Malit të Zi.

Opozita në Kosovë këmbëngul se Mustafa duhet të tërheqë nënshkrimet nga këto dy marrëveshje.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG