Ndërlidhjet

SHBA: Dhoma Përfaqësuese pro eksportit të naftës


©Shutterstock
©Shutterstock

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara ka votuar në mbështetje të një ligji, që do t’i jepte fund ndalesës së eksporteve të naftës.

Njëzetegjashtë demokratë i janë bashkuar shumicës republikane për të kaluar masën, pavarësisht paralajmërimeve të presidentit Barack Obama se ai do t’i vë veto ligjit nëse kalon në të dyja dhomat e Kongresit.

Ndalesa për eksportin e naftës është vendosur në vitet 1970, kur një embargo e botës arabe ka çuar në rritje të mprehtë të çmimeve të naftës në Shtetet e Bashkuara.

Kundërshtarët e ndalesës thonë se bumi i tanishëm i naftës dhe gazit në SHBA do të thotë se ndalimi i eksportit është i vjetëruar.

Ata po ashtu thonë se eksportimi i naftës mund të thellojë marrëdhëniet e SHBA-së me aleatët dhe të dobësojë ekonomikisht vendet si Rusia, Irani dhe Venezuela.

Administrata Obama thotë se vendimi për t'i dhënë fund ndalesës duhet të merret nga sekretari tregtisë.

XS
SM
MD
LG