Ndërlidhjet

Një adoleshent palestinez ther dy izraelitë


Izrael - foto arkivi
Izrael - foto arkivi

Dy izraelitë janë therur me thikë në Jerusalem nga një adoleshent palestinez, i cili më pas është qëlluar për vdekje nga policia.

Këto zhvillime vijnë disa orë pasi ushtria izraelite ka njoftuar se militantët në Rripin e Gazës kanë hedhur një raketë në jug të Izraelit.

Në deklaratë është thënë se raketa ka rënë në një zonë rurale dhe se askush nuk është plagosur.

Të premten, trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj palestinezëve pranë kufirit me Gazën, duke vrarë 7 veta.

Ushtria ka thënë se ka bërë përpjekje të shpërndajë protestuesit që kanë hedhur një granatë dhe gurë në drejtim të forcave izraelite.

XS
SM
MD
LG