Ndërlidhjet

Goditet ambasada ruse, në Siri


Pamje pas goditjes.
Pamje pas goditjes.

Dy raketa kanë goditur ambasadën e Rusisë, në Damask, pas mbledhjes së disa mbështetësve të qeverisë, për të falënderuar Rusinë, për intervenimin e saj në Siri.

Raportet thonë se goditja e parë është bërë në një pjesë të ndërtesës, duke shkaktuar panik. Goditja e dytë ka ardhur pasi njerëzit filluan të largoheshin.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov e ka quajtur këtë akt terroristë.

Ambasada ka thënë se nuk ka viktima nga sulmet.

Rusia ka filluar papritmas sulmet në Siri, më 30 shtator.

XS
SM
MD
LG