Ndërlidhjet

Rusi:Gjykata dërgon në paraburgim edhe një të dyshuar


Aslan Baisultanov.
Aslan Baisultanov.

Një gjykatë në Moskë ka dënuar sot një person, si i dyshuar për organizimin e një sulmi terroristë në Moskë.

Gjykata ka vendosur se Aslan Baisultanov nga Çeçenia, se ai duhet të mbahet në paraburgim, më së shumti deri më 12 dhjetor.

Shërbimi Federal për Siguri i Rusisë, ka thënë se disa meshkuj, shumica prej tyre nga Azia qendrore, janë arrestuar në një banesë në Moskë, ku zyrtarët e sigurisë kishin konfiskuar “mjete shpërthyese, të ngjashme me ato të përdorura në Turqi,” ku kanë vdekur 97 persona, më 10 tetor.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënvizuar rreziqet për sulmet që mund të vinë nga militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik, sidomos pas sulmeve ajrore, që Rusia i ka ndërmarrë në Siri, që nga 30 shtatori.

XS
SM
MD
LG