Ndërlidhjet

VV: Situata është e paqëndrueshme – Isa Mustafa duhet ta tërheqë nënshkrimin


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Në një konferencë të jashtëzakonshme Lëvizja Vetëvendosje sërish ka dënuar arrestimin e mbrëmshëm e ish-liderit të tyre dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës Albin Kurti.

Nënkryetari Driton Çaushi ka thënë se e vetmja mundësi reale në këtë situatë është që qeveria të tërhiqet nga këto marrëveshje, ose të bie bashkë më to.

“Ne jemi të vendosur që t’i kundërshtojmë këto marrëveshje deri në fund, dhe mendojmë që çdo mundësi tjetër është shteruar. Ne kemi argumentuar mjaftueshëm deri tani dhe besojmë që ka kaluar koha e argumentimit për dëmet nga këto marrëveshje, nuk kemi dëgjuar nga askush asnjë argument serioz në mbrojtje të këtyre marrëveshjeve”, ka thënëÇaushi.

Ndërkaq, kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca ka thënëse me veprime të tilla, Qeveria Mustafa po i kontribuon eskalimit të situatës. Sipas tij, nëse “Isa Mustafa nuk e kthen mbrapshtë “Zajednicën” dhe demarkacionin me Malin e Zi, pakënaqësia me siguri që do të shpërthejë.”

“Kjo gjendje politike në Kosovë, me forcimin e Serbisë përmes “Zajednicës”, me humbjen e mijëra hektarëve të territorit, me krimin e organizuar deri në maje të Qeverisë, me korrupsionin e pushtetit që nuk po ndalet kurrë – kjo gjendje është e paqëndrueshme”, tha më tej Konjufca.

Pas arrestimit të mbrëmshëm të deputetit të Lëvisjës Vetëvendosje, Albin Kurti, në Prishtinë janë zhvilluar protesta nga aktivistë të kësaj lëvizje.

Policia e ka arrestuar nëntë aktivistë të tjerë të subjekteve të ndryshme, ndër të cilët edhe anëtarin e Kryesisë së Lëvizjes VetëvendosjeYlli Hoxha, njofton kjo lëvizje.

XS
SM
MD
LG