Ndërlidhjet

AAK: Kërkon lirimin e aktivistëve të saj


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se 6 aktivistët e saj, që janë arrestuar mbrëmë akoma po mbahen në paraburgim.

“Aktivistët e AAK-së, nuk kanë ushtruar dhunë dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Sipas informatave tona, ata janë arrestuar përballë Grandit, duke lëvizur fare natyrshëm. Konsiderojmë se mbajtja pa arsye e aktivistëve të AAK-së, ka për qëllim përkeqësimin e situatës dhe është provokim i hapur ndaj nesh,” thuhet në një komunikatë të AAK-së.

XS
SM
MD
LG