Ndërlidhjet

BE të ndihmojë Turqinë për krizën e migrantëve


Foto arkivi
Foto arkivi


Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian ka konfirmuar se do të krijojë një strukturë të ndihmës prej tre miliardë eurosh për të ndihmuar Turqinë me refugjatët sirianë.

Kjo bëhet edhe për të frenuar fluksin e migrantëve që kërkojnë të hyjnë në BE.

Buxheti i përbashkët i BE-së do të japë 500 milionë euro dhe Komisioni dëshiron që 28 shtetet anëtare të vënë deri në 2.5 miliardë euro të mbetura në bazë të madhësisë së ekonomive të tyre.

Fondi u ofrua në Ankara muajin e kaluar si pjesë e paketës së masave për të lehtësuar krizën e migrantëve në Evropë dhe që liderët e BE e kanë në plan, për ta finalizuar në një samit me presidentin turk Tajip Erdogan në Bruksel të dielën.

Megjithatë, shumica e qeverive kombëtare duhet të bien dakord për nivelin e kontributeve të tyre.

Turqia ka thënë se ende nuk janë finalizuar detajet e marrëveshjes, ndërsa zyrtarët e BE-së kanë thënë se elementet e marrëveshjes janë ende të hapura për ndryshimin.

XS
SM
MD
LG