Ndërlidhjet

Vdes një ushtar rus në tentim për të shpëtuar dy pilotët


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.


Një ushtar rus është vrarë të martën gjatë një operacioni, i cili ka dështuar për të shpëtuar dy pilotët të cilit u rrëzuan, në kohën kur Turqia, rrëzoi aeroplanin rus, në kufirin sirian, njoftoi Moska.

"Një operacion kërkim –shpëtimi, për të evakuuar pilotët rusë nga vendi i rrëzimit ishte nisur me ndihmën e dy helikopterë," tha zëdhënësi i ushtrisë Sergei Rudskoi, në një koment televiziv.

"Gjatë operacionit, një prej helikopterëve është dëmtuar nga armë zjarri dhe ka rënë në tokë. Një ushtar është vrarë."

Turqia ka bërë të ditur se avionët e saj luftarakë kanë rrëzuar sot një aeroplan luftarak rus, pranë kufirit me Turqinë, pasi të njëjtin e ka paralajmëruar për shkelje të hapësirës së saj ajrore.

Rusia ka thënë se aeroplani i rrëzuar, nuk është larguar nga territori sirian.

XS
SM
MD
LG