Ndërlidhjet

Obama: S’ka kërcënime të besueshme ndaj SHBA-së


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se nuk ka kërcënime “specifike dhe të besueshme” për sulme terroriste kundër SHBA-së.

Duke folur të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, Obama ka thënë se është e kuptueshme që amerikanët të jenë nervozë, pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta.

Por, ai u ka kërkuar qytetarëve të vazhdojnë me aktivitetet e tyre normale dhe të mbeten vigjilentë.

“Pasi kërcënimi i terrorizmit është një realitet shqetësues i epokës sonë, ne jemi të përgatitur për të parandaluar sulmet dhe jemi të rreptë me ata që përpiqen të na bëjnë dëm”, ka thënë Obama.

Ai i ka bërë këto komente pas një takimi me ekipin e sigurisë kombëtare, përfshirë drejtorin e FBI-së, James Comey, prokuroren e përgjithshme, Loretta Lynch, drejtorin e sigurisë kombëtare, Jeh Johnson, dhe këshilltaren e tij për siguri kombëtare, Susan Rice.

Presidenti Obama ka thënë se nëse inteligjenca vë re kërcënime të besueshme ndaj SHBA-së, publiku do të informohet.

Ai ka shtuar se amerikanët duhet të ndjehen të sigurt në punën që bëjnë zyrtarët e sigurisë kombëtare dhe të sundimit të ligjit.

“Po marrim çdo hap të mundshëm, për të mbajtur vendin tonë të sigurt”, ka thënë Obama.

Lexoni edhe këtë:

SHBA-ja dhe Franca, të bashkuara kundër terrorit

XS
SM
MD
LG