Ndërlidhjet

Putin e nderon pilotin e vrarë me medaljen “Hero i Rusisë”


Pamje e tymit pas rrëzimit të aeroplanit rus Su-24 përgjatë kufirit Turqi - Siri
Pamje e tymit pas rrëzimit të aeroplanit rus Su-24 përgjatë kufirit Turqi - Siri

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nderuar me medaljen “Hero i Rusisë”, pilotin i cili është vrarë gjatë rrëzimit të aeroplanit luftarak rus, Su-24, nga ana e forcave ajrore të Turqisë, përgjatë kufirit Turqi – Siri.

Meqë Rusia nuk i publikon informacionet për viktimat ushtarake jashtë vendit, në dekretin e Putinit për nderimin e pilotit të ndjerë, Oleg Peshkov, nuk përmendet se për çfarë arsye i jepet pilotit kjo medalje.

Në faqen e Kremlinit në Internet vetëm shkruan se Oleg Peshkov, nderohet “pas vdekjes”.

Me Medalje të Guximit është nderuar ushtari rus, Aleksandr Posynich, i cili është vrarë në Siri gjatë operacionit të kërkim – shpëtimit pas rrëzimit të aeroplanit.

Medalje e njejtë i është dhënë edhe pilotit tjetër të aeroplanit të rrëzuar, Konstantin Murakhtin, të cilin e kanë shpëtuar forcat speciale ruse.

XS
SM
MD
LG