Ndërlidhjet

Vendet e Quintit, të kënaqura me demonstratën paqësore


Prishtinë, 28 nëntor 2015.
Prishtinë, 28 nëntor 2015.

Ambasadat e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së janë shprehur të kënaqura që demostratat e opozitës më 28 nëntor kanë qenë paqësore dhe kanë përgëzuar të gjithë, "e sidomos përfshirjen e Policisë së Kosovës".

Opozita ka protestuar të shtunën kundër marrëveshjes me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Opozita, tash e sa muaj, është duke bllokuar punën e Kuvendit.

"Ne besojmë në fuqinë e dialogut si mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike dhe inkurajojmë të gjitha palët t’i shfrytëzojnë mundësitë e ndryshme për dialog, duke përfshirë këtu edhe brenda Kuvendit", kanë thënë përmes një deklarate të përbashkët ambasadat e vendeve të Quintit.

"Jemi të përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Ne besojmë që asnjëri nuk është mbi ligjin. Ne presim dhe kërkojmë që të gjitha procedurat të përcillen me përpikmëri duke i shërbyer transparancës, e sidomos në rastet e ndjeshme politike dhe ne do të vazhdojmë të përcjellim nga afër rastet ku përfshihen anëtarët e Kuvendit. Ashtu siç është rasti në shtetet tona, presim që në demokracinë e barabartë për të gjithë, edhe përfaqësuesit politikë t’i nënshtrohen ligjit pa marrë parasysh cilës parti ata i takojnë", thuhet në deklaratë.

Të shtunëm, pas protestave, policia e Kosovës ka arrestuar dputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për hedhje të gazit lotsjellës në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës.

Ditë më parë, është arrestuar edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, po ashtu për pengim të punës së Kuvendit.

Fletarrestime janë lëshuar edhe për dy deputetë të tjerë të Vetëvendosjes: Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin.

XS
SM
MD
LG