Ndërlidhjet

Obama i përkujtoi viktimat e sulmit në Paris


Barack Obama, Francois Hollande dhe Anne Hidalgo (nga e djathta në të majtë) gjatë vizitës në sallëën muzikore Bataclan në Paris
Barack Obama, Francois Hollande dhe Anne Hidalgo (nga e djathta në të majtë) gjatë vizitës në sallëën muzikore Bataclan në Paris

Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka nderuar viktimat e sulmit të fundit terrorist, në sallën muzikore Bataclan në Paris.

Zoti Obama, i shoqëruar nga presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kryetarja e qytetit të Parisit, Anne Hidalgo, mbrëmë vonë, ka vendosur lule në këtë sallë, ku më 13 nëntor janë vrarë 90 njerëz nga një sulmues vetëvrasës.

Vizita është bërë nën masa të shtuara të sigurisë.

Prej tragjedisë së 13 nëntorit, në Francë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Sallën e koncereteve Bataclan, e ka vizituar edhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i shoqëruar nga kryeministri francez, Marnuel Valls.

Aktualisht, Obama dhe liderët e tjerë botërorë në Paris marrin pjesë në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën.

XS
SM
MD
LG