Ndërlidhjet

Ambasada e SHBA-ve tërheq vërejtjen për sulm në Kabul


Pamje e Kabulit
Pamje e Kabulit

Shtetet e Bashkuara sot u kanë tërhequr vërejtjen shtetasve amerikanë në kryeqytetin Kabul në Afganistan, për “sulm të menjëhershëm” gjatë 48 orëve të ardhshme, derisa zyrtarët afganë i kanë ripërtrirë përpjekjet për vazhdimin e bisedimeve paqësore me militantët talibanë.

Ambasada amerikane në Kabul ka kërkuar kujdes të jashtëzakonshëm gjatë periudhës së “kërcënimit të lartë”.

Megjithatë, nuk janë dhënë detaje për caqet potenciale ose për metodat e sulmit.

Kjo tërheqje e vërejtjes e publikuar në faqen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Internet, thotë se “situata e sigurisë në Afganistan është ekstremisht jostabile dhe se kërcënimi kundër të gjithë shtetasve amerikanë mbetet kritik”.

XS
SM
MD
LG