Ndërlidhjet

Ukrainë: Zgjedhjet në dy qytete lindore – të rregullta


Pamje gjatë votimeve të djeshme në Mariupol
Pamje gjatë votimeve të djeshme në Mariupol

Një grup joqeveritar i vëzhguesve zgjedhorë thotë se zgjedhjet e shtyera lokale, që u mbajtën dje, në dy qytete, ishin zhvilluar në harmoni me ligjet dhe rregulloret.

Organizata ENEMO (Rrjeti evropian i organizatave të monitorimit të zgjedhjeve) tha sot se dalja e lartë e votuesve në qytetet Mariupol dhe Krasnoarmisk, sinjalizon angazhimin e popullatës në zhvillimet politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Ukrainës tha se dalja në zgjedhje në Mariupol ishte 34.6%, ndërsa në Krasnoarmisk – 34.5%.

Zgjedhjet në të dy këto qytete, që gjenden në territorin e kontrolluar nga qeveria e Ukrainës në rajonin e trazuar Donjeck, është dashur të mbahen në muajin tetor.

Por, votimet në tetor nuk u mbajtën për shkak të mospajtimeve lidhur me votimet.

Pjesa më e madhe e Donjeckut dhe rajonit Luhansk është nën kontroll të separatistëve prorusë.

Liderët e vetëshpallur separatistë janë pajtuar që zgjedhjet e tyre të shtyhen deri në një datë tjetër në vitin 2016.

XS
SM
MD
LG