Ndërlidhjet

Hamburgu i ka thënë JO Olimpiadës 2024


Flamuri olimpik
Flamuri olimpik

Banorët e qytetit gjerman të Hamburgut kanë votuar kundër organizimit të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike më 2024.

Hamburgu ka qenë njëri nga pesë qytetet e mbetura në garë, të cilat përfshijnë edhe Romën, Parisin, Budapestin dhe Llos Angjellesin.

Por, 51.6 përqind e banorëve të qytetit kanë votuar më JO në referenudmin e së dielës.

Kampi kundër ka thënë se paratë e caktuara për Olimpiadën mund të shpenzohen më mirë.

Gjermania nuk ka organizuar Lojërat Olimpike qysh në vitin 1972, kur ato janë mbajtur në Mynih.

Kryetari i Hamburgut, Olaf Scholz, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin.

“Ky ëshë një vendim që nuk e kemi dashur, por është i qartë”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG