Ndërlidhjet

Prishtinë: Aktakuzë ndaj një personi për dhunë ndaj zyrtarëve


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër personit T.G., për veprën penale “dhunë ndaj përfaqësuesve të lartët ë Republikës së Kosovës në tentativë” dhe për “pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Mëtutje në njoftimin për media, prokuroria shpjegon se aktakuza ka të bëjë me “rrezikimin e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës, gjegjësisht eksortës së kryeministrit, ku i pandehuri, sipas marrëveshjes paraprake me katër persona të paidentifikuar në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë, me disa mjete të përshtatshme për shkatërrimin e gomave të punuara nga metali me gjemba, kanë tentuar t’i shkatërrojnë gomat e veturave të eskortës, mirëpo janë penguar nga personat zyrtarë”.

Në kumtesë theksohet se “gjatë veprimeve të pjesëtarëve të policisë, i pandehuri i ka sulmuar ata duke iu shkaktuar lëndime trupore” dhe se “pas kësaj ngjarjeje Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar se nuk qëndron pas këtij akti, mirëpo pas arrestimit të të pandehurit rezulton se i njejti është anëtar i kësaj lëvizjeje”.

Prokurori i rastit ka kërkuar nga gjykata që “të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit”, thuhet në fund të njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG