Ndërlidhjet

Stamboll: Raportohet për viktima nga eksplodimi në metro


Pamje e një pjese të Stambollit
Pamje e një pjese të Stambollit

Nga një eksplodim afër apo në një stacion të metros së Stambollit janë lënduar disa vetë, kanë raportuar mediat turke.

Shkaku i eksplodimit është i panjohur, ndërsa i gjithë sistemi i hekurudhës nëntokësore është mbyllur për shkak të shpërthimit në stacionin Bajrampasha, në qendër të qytetit.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, raportoi se eksplodimi ka ndodhur në një mbikalim afër stacionit, e jo në stacion.

Në vendin e ngjarjes janë parë makinat e emergjencës.

Administrata e qytetit të Stambollit tha se eksplodimi ka mundur të shkakohet nga transformatori elektrik.

Stambolli është qyteti më i madh në Turqi, me afro 15 milionë banorë.

XS
SM
MD
LG