Ndërlidhjet

SHBA: Më pak njerëz e përdorin Internetin e zonës së gjërë


Ilustrim
Ilustrim

Gjithnjë e më tepër amerikanë po i shmangen përdorimit të Internetit shëtpiak të zonës së gjërë (broadband) për shkak të çmimit të shtrenjtë dhe po i përdorin telefonat mobilë për të hyrë online, ka treguar një hulumtim i opinionit.

Sipas hulumtimit të publikuar sot nga Pew Research Center, 80% e të rriturve në Shtetet e Bashkuara kanë qasje në Internet këtë vit, nëpërmjet telefonave të mençur ose lidhjes shtëpiake. Kjo paraqet rritje për 2% në krahasim me periudhën para dy viteve.

Por, pas disa viteve të rritjes së përdorimit të Internetit të zonës së gjërë në shtëpi, tash në vitin 2015, ky numër ka rënë pak ndër të rriturit, që kanë lidhje Interneti nëpërmjet telefonit shëtpiak ose kompanisë kabllovike, kryesisht për shkak se është shumë shtrenjtë për ta, raporton AP nga Nju Jorku.

Numri ka rënë në 67%, nga 70% sa ishte në vitin 2013.

Njëherësh, numrinjerëzve që bazohen vetëm në telefona mobilë për Internet është rritur 13% këtë vit, ndërsa në vitin 2013 kjo shifër ishte 8%.

XS
SM
MD
LG