Ndërlidhjet

Obama “shumë shpejt” pritet t’i bëj publike masat e kontrollit mbi armët


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama, shumë shpejt pritet të dal me një njoftim në lidhje me masat që do t’i ndërmerr për kontrollin më të madh të armëve.

Ky njoftim nga presidenti, sipas zëdhënsit të Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, do të bëhet “shumë shpejt”.

Ai ka thënë se duhet të merren hapa konkret me qëllim që të adresohen pasojat e dështimit të Kongresit, për ta quar përpara legjislacionin për kontrollin mbi armët.

Komentet e tij janë bërë sot gjatë një konferece të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë

Ndryshe, presidenti amerikan, Barak Obama, gjatë ditës së enjte pritet që të marr pjesë në një takim publik ku do të diskutohen përpjekjet e reja për ta frenuar përdorimin e armëve në të gjithë Amerikën.

Obama, i cili kohëve të fundit e ka përmendur dhunën me armë si një çështje urgjente dhe “një punë e pambaruar" e tij, do të pranojë pyetje nga publiku gjatë ngjarjes që pritet të transmetohet drejtpërdrejtë në televizionin CNN.

Takimi do të mbahet në Universitetin George Mason në Fairfax të Virxhinias veriore.

Armët në Amerikë ua marrin jetën më shumë se 30 mijë njerëzve çdo vit, gjysma nga të cilët bëjnë vetëvrasje.

XS
SM
MD
LG