E shtunë, tetor 25, 2014 Kosova 01:05

Bota

Përurimi i Obamës, Uashingtoni në atomsferë festive

Obama: Inaugurimi është "festë për shtetin"i
X
21.01.2013
Barack Obama të dielën e ka dhënë betimin për mandatin e tij të dytë në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Betimi ishte i kufizuar në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë.

Obama: Inaugurimi është "festë për shtetin"

Presidenti amerikan, Barack Obama do ta japë betimin publik për mandatin e dytë në një ceremoni jashtë ndërtesës së Kongresit në Uashington.

Por, sipas kushtetutës amerikane, e cila thotë se mandati presidencial mbaron në mesditë më 20 janar, Obama është betuar zyrtarisht të dielën para shefit të Gjykatës Supreme, John Roberts, në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë, që nuk zgjati as një minutë.

Unë, Barack Hussein Obama, solemnisht betohem se me besnikëri do të shërbej në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të bëj çdo gjë të mundshme në aftësitë e mia, që ta ruaj dhe ta mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Pra, të më ndihmojë Zoti”, tha Barack Obama, gjatë betimit të tij.

Një turmë prej 600 mijë deri në 800 mijë njerëz pritet që të vijë me autobusë, metro dhe në këmbë për në ceremoninë e inaugurimit. Afërsisht 1.8 milionë njerëz morën pjesë në inagurimin e parë të Obamës në vitin 2008.

Beyonce ka interpretuar në ballon inauguruese të Obamës në vitin 2008; ndërsa në këtë vit do të interpretojë himnin kombëtar në ceremoninë përuruese.

E veja e liderit të vrarë për të drejtat civile, Medgar Evers, 79 vjeçarja Myrlie Evers-Williams, do të japë bekimet, duke shënuar herën e parë në histori që një gjë e tillë bëhet nga gratë.

Në mbështetje të latinëve dhe homoseksualëve, dy grupe të rëndësishme votuesish, që mbështetën rizgjedhjen e Obamës, poeti  Richard Blanco, një emigrant homoseksual kubanezo-amerikan, do ta recitojë një poemë.

Për të përcjellë ceremoninë e betimit të Obamës, aty do ty jenë edhe ish presidentët Bill Clinton dhe Jimmy Carter. Që të dy ish presidentët Bush– George H.W. Bush dhe biri i tij, George W. Bush – kanë shprehur keqardhjen për mospjesëmarrje duke iu referuar problemeve të fundit shëndetësore.

Shtëpia e Bardhë tha se fjalimi përurues i Obamës do të zgjasë rreth 20 minuta.

Tema e këtij viti do të jetë “Populli ynë: E Ardhmja jonë”.

Pas një darke të përurimit në Kongres, një paradë do të nisë procesionin e ngadaltë nga Avenya Pennsylvania përgjatë rrugës së gjatë 2.4 kilometra, nga ndërtesa e Kongresit deri te Shtëpia e Bardhë.

Në përputhje me traditën, autokolona presidenciale do të ndalet në disa pika gjatë paradës dhe çifti do të dalë dhe do të ecë në disa blloqe para mijëra spektatorëve.

Uashingtoni është në atmosferë festive: rreth Kongresit dhe rrugës së paradës, ndërtesat dhe dritat e rrugëve janë dekoruar me flamuj. Fotografitë e presidentit dhe të familjes së tij janë vendosur në vitrina të dyqaneve, dhe restorantet kanë vënë në meny pije e ushqim special për nder të përurimit.

Madje edhe ‘Nëna Natyrë’ po bashkëpunon: Në ditën e përurimit, meteorologët parashohin një kohë me temperatura të buta prej 7 gradë C.

Zyrtarët e qytetit dhe ata federalë kanë vendosur masa të ashpra sigurie. Mijëra zyrtarë policie kanë dalë në rrugë, janë vendosur kufizime mbi hapësirën ajrore të Uashingtonit dhe janë vendosur patrullime në rrugët ujore të qytetit.

Shërbimi i Fshehtë nuk flet për planin e tij të sigurisë.

Nuk priten protesta të mëdha, por disa grupe të vogla planifikojnë të protestojnë.

Harku i Koalicionit për Drejtësi planifikon të protestojë kundër përdorimit të avionëve pa pilot në sulmet jashtë vendit.

Sonte, do të organizohen dy ballo zyrtare përurimi, për dallim nga vitit 2008, kur ishin organizuar 10.(a.i.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum