E martë, shtator 23, 2014 Kosova 04:16

Kronika

Serbët e veriut protestojnë kundër zbatimit të IBM-së

Veri - foto nga arkivi
Veri - foto nga arkivi
Që nga orët e hershme të mëngjesit të së martës, në veriun e Kosovës janë dëgjuar sirenat alarmuese, përmes të cilave janë ftuar qytetarët serbë që të protestojnë në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë, njoftojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Përfaqësuesit e serbëve të veriut, që nga ora 5 e mëngjesit janë tubuar në Vendkalimin kufitar në Jarinjë, ndërkohë që atyre u janë bashkuar edhe një numër i qytetarëve serb, për të protestuar, siç thonë, kundër zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, e cila ishte arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka theksuar se dy grupe të qytetarëve serb, njëra nga veriu i Kosovës dhe tjetra nga Serbia, kKanë shkuar në drejtim të vendkalimit kufitarë në Jarinjë, duke shkaktuar edhe veprime të kundërligjshme.

Ndërtimi i pikës kufitare në MerdareNdërtimi i pikës kufitare në Merdare
x
Ndërtimi i pikës kufitare në Merdare
Ndërtimi i pikës kufitare në Merdare
Kanë zhvilluar disa aktivitete, thjeshtë, disa veprime të kundërligjshme, me ç’rast janë dëmtuar disa anësore të rrugës. Në mëngjes jam dëgjuar me kolegët tanë nga EULEKS-i. Konfirmimet i kanë se janë të dislokuar në aspektin operacional edhe KFOR-i edhe EULEKS-i. Situata është nën kontroll. Është një numër i vogël i atyre protestuesve të pranishëm edhe më tutje në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë”, u shpreh Maxhuni.

Megjithatë, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë theksuar se protesta e serbëve në Jarinjë po zhvillohet në zonën e ndërmjetme dhe se në territorin e Kosovës nuk ka ndonjë aktivitet të jashtëzakonshëm.

Këtë e konfirmojnë edhe zyrtarët e KFOR-it. Ata kanë theksuar se nuk ka pasur probleme deri më tash gjatë protestës në Jarinjë.

Uwe Novitzki, zëdhënës i KFOR-it, ka thënë se protesta po zhvillohet në anën e Serbisë.

Njerëzit tanë atje thonë se ka disa serbë atje që po protestojnë në anën e Serbisë, por gjithçka është paqësore dhe e qetë”, tha Novitzki .

Në anën tjetër, lideri i serbëve të veriut të Kosovës, Millan Ivanoviq, nga Këshilli Kombëtar Serb ka thënë se protestuesit në Jarinjë kanë larguar disa anësore të rrugës, por edhe  i kanë detyruar autoritetet që t’i ndërpresin punët për ndërtimin e objektit në vendkalimin kufitar, i cili do të hyjë në funksion të Menaxhimit të Integruar të Kufirit.

Anësoret janë larguar në shenjë të vendosmërisë që këtu të mos lejohet ndërtimi i mëtejmë i objekteve në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit. Ndërtimet në objektin në Jarinjë janë ndaluar, sepse mijëra njerëz me praninë e tyre, me trupat dhe automjeteve të tyre, nuk lejon vazhdimin e ndërtimeve në atë vend”, tha Ivanoviq. 

Slavko Stevanoviq, kryetar i kuvendit komunal paralel të Leposaviqit, ia ka thënë Radios Evropa e lirë se protestës i kanë prirë, siç i quan ai, delegatët e komunave.

Deputetët e katër komunave të veriut të Kosovës, Leposaviqit,  Zubinpotokut, Zveçanit dhe veriut të Mitrovicës, janë tubuar për ta treguar pakënaqësinë e tyre dhe se nuk e pranojnë doganën dhe kufirin ndërmjet veriut të Kosovës dhe Serbisë, gjegjësisht ndërmjet Serbisë dhe Serbisë. Nuk kemi pasur ndonjë problem. Gjithçka është e qetë dhe pa probleme”, tha Stevanoviq.

Atifete JahjagaAtifete Jahjaga
x
Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një komunikate, e ka dënuar ashpër dhunën dhe dëmtimin e objekteve në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

“Dëmtimi i objekteve kufitare dhe dhuna e ushtruar nga grupe të caktuara, që pengojnë vendosjen e rendit dhe ligjit, është e papranueshme dhe nuk i kontribuon normalizimit të situatës në komunat e veriut të Kosovës”, thuhet në komunikatën e presidentes Jahjaga. 

Ajo i ka bërë thirrje edhe një herë "Republikës së Serbisë që të shuajë strukturat ilegale në komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës, të cilat po e mbajnë peng jetën e qytetarëve atje".

Ndërkohë, mediet serbe kanë njoftuar se trupat amerikane në kuadër të KFOR-it, rreth orës 9:30 kanë vendosur pikën e kontrollit në aksin rrugor Leposaviq - Rashkë, në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë dhe se qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa ndonjë problem.

Bekim Bislimi

beka.bislimi+gmail.com

Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Niko Prej : gjermani
04.12.2012 22:06
O JU SERBPO GJAK MU KAN BA BRE NJI ... ME KERSIT KISHE PO MLEDHUM,O BADIHAVA MLIDHNU SE EKINI HANGER SI HASAN KARSELI,MA KAN GERDIT EDHE JETEN KTA FARE PISASH