E mërkurë, tetor 22, 2014 Kosova 03:35

Aktuale

Strategjia e politizuar kundër korrupsionit

Ilustrim
Ilustrim

Artikujt e ndërlidhur

Skepticizëm për strategjinë 2013 -2017 kundër korrupsionit

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që kanë bashkëpunuar për hartimin e Projekt-strategjisë dhe Planit të Veprimit Kundër Korrupsionit për vitin 2013-2017, konsiderojnë se ajo strategji, nuk do t’i japë rezultatet e duhura.

Korrupsioni në nivel lokal

Paraja publike, mënyra e shpenzimit të parasë publike, është shumë problematike, kur e dihet se 80 për qind e buxhetit të komunave shpenzohet përmes këtyre procedurave.

Video Jeta e qytetarëve përballë korrupsionit

Instituti Demokratik i Kosovës/Transparency International Kosova, tha se korrupsioni edhe më tutje po e ngulfat perspektivën e Kosovës. E, qytetarët, kur flasin për dukurinë e korrupsionit, thonë se është i pranishëm kudo.
Strategjia dhe Plani i Veprimit Kundër Korrupsionit për vitin 2013-2017, sipas përfaqësuesve të Agjencisë Kundër Korrupsionit, jo që është e vonuar për miratim, por ajo është politizuar tej mase dhe pa arsye.

Drejtori i AKK-së, Hasan Preteni, tha për Radion Evropa e Lirë se strategjia kombëtare kundër korrupsionit, nuk është një dokument i cili cakton detyrat dhe obligimet vetëm për agjencinë, por për të gjitha institucionet e vendit.

Sipas tij, ai dokument duhet të miratohet sa më parë nga Kuvendi.

Është debatuar javën e kaluar në Kuvend, pa asnjë vërejtje në dokument, dokumenti nuk është trajtuar as nuk është lexuar si duhet, por debati shkoi në bazë të asaj se në Kosovë ka korrupsion. Të gjithë ne pajtohemi se në Kosovë ka korrupsion, se duhet angazhim i shtuar. Mirëpo, nevojitet që të kemi një dokument bazik. Mendoj se në mënyrë të pajustifikueshme po prolongohet po politizohet kjo çështje dhe duhet që dokumenti të aprovohet, ose të propozohen ndryshime konkrete në dokument”, tha Preteni.

Për strategjinë Kundër Korrupsionit 2013-2017, është diskutuar nga ligjvënësit kosovarë javën e kaluar, ndërkohe që kjo çështje pritet të diskutohet edhe gjatë kësaj jave.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi deri sa ka folur për dokumentin, ka deklaruar se “qeveria  është e zhytur në korrupsion dhe se dukuria e korrupsionit është prezente në të gjitha institucionet e vendit”.

Deputetët e Kuvendit nga radhët e partive opozitare, patën deklaruar se për të luftuar korrupsionin ka ligje dhe dokumente të mjaftueshme, por nuk ka veprime konkrete nga autoritetet kompetente në këtë drejtim.

Preteni deklaroi se strategjia nuk është hartuar vetëm sa për të thënë, siç pretendon dikush, por, siç tha ai, kjo strategji ka afate dhe detyra konkrete për shumë institucione, duke përfshirë edhe gjyqësorin, në luftën kundër korrupsionit.

Për më shumë Preteni, tha se kohëve të fundit ka shumë informata, shumë aktakuza, por gjykime për korrupsion nuk ka.

Kur jemi te ligjet, shumë nga to duhet të amandamentohen, disa të bëhen ligje të reja. Po gjithsesi na duhet edhe strategjia e një dokument i cili na përcakton se cilat aktivitete në cilën kohë duhet të bëhen. Te  luftimi ende po çalojmë, është një lëvizje e vogël, por prapë them fatkeqësisht sinjale më pozitive po dërgojnë mekanizmat ndërkombëtarë, këtë rast prokuroria e EULEX-it”, theksoi Preteni.

Zinxhiri i këputur në hallkën e gjyqësisë

Nga ana tjetër, Avni Zogiani, udhëheqës i Organizatës për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, tha për Radion Evropa e Lirë se strategjia më shumë është bërë sa për ta pasur, se sa për të luftuar vërtetë dukurinë e korrupsionit.

Sipas tij, një strategji e cila do ta ndihmonte Kosovën në luftën kundër korrupsionit nuk ka filluar të krijohet ende.

Ne e dimë mirë që Kosova praktikisht nuk ka institucione gjyqësore të pa varura dhe këtë e jep secili raport ndërkombëtar për Kosovën. Ky problem po thuajse nuk reflektohet në strategjinë anti- korrupsion. Ne e dimë që ka raportime të shumta, raportime të mjaftueshme të korrupsionit, por zinxhiri është i këputur në hallkën që i takon gjyqësisë”, tha Zogiani.

Kurse qytetarët thonë se korrupsioni në Kosovës është në shkallë të lartë.

Por, ata vetë deklarojnë se nuk kanë parë ndonjë rast që është korruptuar ndonjë zyrtar.

Sali Gashi, një qytetar nga Prishtina, lidhur me ketë çështje thotë:

Nuk jam në ngjarje, nuk kam pasur rast. Dhe në momentin që thua se ka korrupsion duhet ta tregosh, por nuk më ka ndodhur”, tha ai.

Edhe Besart Shala thotë se korrupsioni është i pranishëm si në institucionet qendrore, po ashtu edhe ato lokale.

Nuk ka se si të luftohet korrupsioni nga njerëzit që janë të korruptuat vetë. Korrupsion mendoj që ka edhe ne institucione qendrore dhe ato lokale. Po ashtu zyrtarët korruptohen edhe nëse, për shembull, do një vend pune”, Shala.

Arton Konushevci

arton.konushevci+gmail.com

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum