Tokat Otomane: 100 vjet më parë dhe sot
Perandoria otomane u ngrit nga hiri i Evropës Bizantine në mesin e shekullit të 15-të. Ajo arriti të depërtojë në Evropën Juglindore, në Mesdheun lindor, Afrikën Veriore, në Kaukaz dhe Lindjen e Mesme.Te porta e Vjenës, ishte penguar dy herë, në shekullin e 16-të dhe 17-të, dhe kësisoji Evropa e atëhershme e krishterë u kursye nga mposhtja pothuajse e sigurtë. Në shekullin e 19-të, perandoria hyri në periudhën e “vdekjes” dhe shpesh herë quhej “e sëmura e Evropës”. Pas humbjes në Luftën e Parë Botërore, perandoria u shua edhe formalisht më 1922. Dyzina shtete fituan pavarësinë nga territoret qe sundoheshin prej sulltanëve otomanë.
Tërhiq shenjuesin në të djathtë për të parë hartën e vitit 1915 dhe në të majtë për të parë hartën e vitit 2015