Ndërlidhjet

Berlini: Dikur dhe sot

Janë bërë 70 vjet që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërorë në Evropë. Udhëheqësia gjermane kishte nënshkruar kapitullimin, nënshtrimin pa kushte, pas betejës finale që kishte rrafshuar Berlinin. Rreth 600,000 vendbanime ishin shkatërruar, në mesin e të cilave edhe shumë ndërtesa publike. Shumica e dëmit ishte e pranishme me dekada, sidomos në pjesën e Murit të Berlinit, që ndante qytetin në lindje dhe perëndim. Por, në këtë vend ka pasur edhe zhvillime të konsiderueshme që nga ribashkimi gjerman në vitin 1990, dhe sot shumë pjesë të qytetit janë krejtësisht të panjohura.

Photo 1 Photo 2
Porta e Brandenburgut, simboli më i famshëm i Berlinit, ka mbetur nën rrënoja në periudhën e Luftës së Ftohtë dhe më gjatë, për shkak të lokacionit menjëherë pas Murit të Berlinit. Kjo portë ishte restauruar nga viti 2000 deri në vitin 2002.
Photo 1 Photo 2
Trupa e Ushtrisë së Kuqe duke u fotografuar pranë Reichstag, në vendin ku ka ndodhur beteja e furishme nga dhoma në dhomë më 30 prill, 1945. Ky vend tani është restauruar dhe është shndërruar në parlament gjerman, me kupolën nga xhami si ikonë e arkitektit Norman Foster, e që është bërë edhe atraksion turistik.
Photo 1 Photo 2
Kisha Kaiser Wilhelm, është një nga pjesët në Berlin ku shkatërrimi nga lufta është ende i pranishëm. E dëmtuar nga një sulm ajror në vitin 1943, dhe është lënë nën rrënoja qëllimisht pas luftës.
Photo 1 Photo 2
Një pamje tjetër e Reichstag. Brenda vizitorët mund të shohin ende mbishkrimet e lëna nga trupat sovjetike më 1945.
Photo 1 Photo 2
Alexanderplatz, qendër e madhe e jetës së natës në Berlin në vitin 1920, ishte shkatërruar gjatë luftimeve. Në vitin 2960 ishte rikonstruktuar si qendër atraktive në lindje të Berlinit, me një kullë televizive dalluese në anën e majtë.
Photo 1 Photo 2
Poeti dhe korrespodenti i luftës Vasily Zakharchenko, duke biseduar më një ushtar sovjetik, më 16 maj, 1945. Në të njëjtin vend, më 24 prill 2015, shihet ciceroni turistik Clemens, duke pritur për konsumatorë nën diellin pranveror. Në prapavi, në anën e majtë, është hoteli i famshëm Adlon. Në vitin 1945, ishte nën rrënoja ndërsa ishte rindërtuar në vitin 1997.
XS
SM
MD
LG