Këndi tematik

 


Forum

Flaka Krelani përgjigjet në pyetjet tuaja

01.09.2008

Të nderuar lexues, mysafirja jonë e radhës në rubrikën "Intervista online" është këngëtarja kosovare, Flaka Krelani.

Flaka KRELANI është 19 vjeçare, e lindur në Gjakovë, më 28 qershor 1989. Është nxënëse e rregullt e vitit të katërt në Liceun Artistik - Shkolla e Mesme e Muzikës "Prenk Jakova" në Prishtinë. Flaka, si këngëtare e re dhe e talentuar ka pasur mjaft suksese, si në koncerte të ndryshme të organizuara në Kosovë dhe jashtë, si dhe në prezantimet e shpeshta në TV dhe radiot lokale të Kosovës. Në moshën 16 vjeçare, falë performancës dhe paraqitjes skenike, arriti që të jetë finaliste e spektaklit mbarëshqiptar "Ethet e së Premtës Mbrëma”, i cili u mbajt në Tiranë, në vitin 2005. Kënga e saj deputuese titullohej "Një botë tjetër”, e komponuar nga Ilir Osmani dhe shoqërohej me video-klip. Me këtë këngë, Flaka fitoi dy çmime, në Top Fest – për Best Alternativë, dhe Video Fest - për videoklipin më të mirë rock. Në vitin 2007, Flaka merr pjesë në Festivalin tradicional të Radio-televizionit Shqiptar, me këngën “Jeta kërkon dashuri”, të kompozitorit Edmond Zhulali, me tekst të Agim Doçit. Fiton çmimin e dytë. Në vitin 2008 pason një hit tjetër i Flakës, me titull “T’boj me Rock”, ku po ashtu përsërit suksesin e vitit të kaluar, duke fituar në Video Fest për videoklipin më të mirë Rock. Flaka ka marrë pjesë në shumë koncerte dhe evenimente të tjera.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : puhiza Prej : mitrovice
21.09.2008 16:55
Përshëndetje Flaka.
Sa vjeçare jeni Flaka, dhe a ju pëlqejnë avanturat, d.m.th shetitjet nëpër botë. Nëse po, cilat vende? Kalo mirë...
Në përgjigje

Nga : Moderatori
21.09.2008 14:55
Përshëndetje Puhiza. Unë jam 19 vjeçare. Me pëlqejnë shumë shëtitjet nëpër botë, sepse çdo shëtitje dhe çdo vizitë e ndonjë vendi të bukur ka karakteristikat e veta dhe normalisht mëson çdo gjë sa i përket miteve, dokeve dhe zakoneve të atyre vendeve. Më së shumti më pëlqen ta vizitoj Londrën, sepse është metropoli më i bukur në botë. Më lidhin shumë gjëra, duke filluar prej muzikës ‘rock’, e deri tek stili i veshjes së njerëzve. Gjithashtu, më pëlqen ta vizitoj edhe Egjiptin për lashtësinë e vendeve antike që i ka. Mirëpo, për mua deti është i pakrahasueshëm.

Nga : dino Prej : prishtine
20.09.2008 21:34
Tung Flaka,
mbaje kete ritem dhe kultivoje kete muzike. Shendete e suksese!
Në përgjigje

Nga : Moderatori
20.09.2008 19:34
Shumë faleminderit për përkrahjen edhe njëkohësisht për komplimentin, Dino.
Të përshëndes.

Nga : samiu Prej : prishtina
18.09.2008 10:40
Flaka, pershendetje! Cili kengetar te pelqen me shume - kush eshte idoli yt?
Në përgjigje

Nga : Moderatori
18.09.2008 08:40
Përshëndetje! Kam shumë idhuj, mirëpo ata të cilët i veçoj më së shumti janë grupet e rockut, si: White Snake, Led Zeppelin, Cris Kornell, Lauren Hill (këngëtare), Anouk (këngëtare), John Legend, U2, e shumë e shumë artistë të tjerë...

Nga : Haron Rudi Prej : Danimarkë
15.09.2008 00:28
Tung Flaka!
Përveç këngës,
cilin apo cilat instrumente muzikore i ushtroni?
-A merresh edhe me ndonjë sport? Cilin?
Në përgjigje

Nga : Moderatori
14.09.2008 22:28
Përshëndetje Haron! Unë jam në shkollën e mesme të muzikës Prenk Jakova, në Prishtinë. Instrumenti të cilin e kultivoj më së shumti është piano. Si e vogël kam qenë një sportiste, e cila ka pasur dëshirë të eksperimentojë në sporte të ndryshme, mirëpo sporti, i cili më ka pëlqyer më së shumti, ka qenë dhe do të jetë tenisi.

Nga : Hajrije
12.09.2008 15:01
Flaka, shume po me pelqen spoti 'T'boj me rock'. Ku e ke xhiruar? Sa kushton te behet nje spot? Sukses dhe shendet.
Në përgjigje

Nga : Moderatori
12.09.2008 13:01
Faleminderit Hajrije. Videoklipi ''T'boj me Rock'' është xhiruar në shkollën fillore Meto Bajraktari në Prishtinë, gjithashtu edhe në disa lokacione në Fushë Kosovë.

Nga : Shqiptar Prej : Ketu
08.09.2008 11:12
Une edhe po te kisha fituar, do ta kisha bojkotuar evrovizionin ne Beograd se jam patriot. Po ti?
Ciaos!
Në përgjigje

Nga : Moderatori
08.09.2008 09:12
Përshëndetje. Përkundrazi, më patriotizëm e quaj kur ke trimëri dhe shkon e këndon në mes të Beogradit me këngë shqipe.

Nga : Faton
05.09.2008 09:26
Tung Flaka, pershendetje. Sa eshte e veshtire te merresh me rok muzike ne Kosove? A ka te ardhme kjo muzike tek ne?. Çdo te mire! Tung, tung.
Në përgjigje

Nga : Moderatori
05.09.2008 07:26
Përshëndetje Faton. Dikur muzika rock në Kosovë, mund të them edhe në të gjitha trevat tona shqiptare, ka pasur një rënie, mirëpo duke marrë parasysh kontributin e shumë grupeve edhe muzikantëve rockerë, ky zhanër i muzikës ka filluar të përtërihet dhe të vijë në një nivel siç janë zhanret tjera të muzikës, si pop, R&b etj.

Nga : Genius Prej : Prishtine
02.09.2008 13:08
Pershendetje Flaka
Edhe une kam nje pyetje sa i perket festivalit te RTSH. A eshte e vertet se tekstshkruesi i kenges suaj, Agim Doçi, ju ka shkruar sms dhe ju ka thene "urime, do te shkoni ne Evrovizion" edhe mandej kane ndryshuar punet?
Në përgjigje

Nga : Moderatori
02.09.2008 11:08
Përshëndetje Genius. Sa i përket pyetjes tënde, asgjë nuk është e vërtetë. Sa i përket sms-ve, ne kemi marrë vetëm urime dhe lëvdata para dhe mbas festivalit nga tekst-shkruesi Agim Doçi. Kemi marrë përkrahje shumë të madhe gjithashtu edhe nga të gjithë kompozitorët që kanë marrë pjesë në festival me këngët e tyre.
Gjithsesi, faleminderit për pyetjen.

Nga : Tringa Prej : Prishtina
02.09.2008 11:07
Tung Flaka, si je ndjere kur e ke marre vesh qe s'po shkon ne Evrovizion? A je cuditur me votat 0 dhe a mendon se ka qene me qellim qe te mos shkosh ne Beograd? Suksese...:)
Në përgjigje

Nga : Moderatori
02.09.2008 09:07
Përshëndetje Tringa. Normalisht që jam mërzitur shumë, mirëpo është çështje e shkuar edhe e kaluar. Fatmirësisht, ende jam shumë e re dhe profesioni im do të më japë ende shanse të reja.
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile