Këndi tematik

 


Forum

Fadil Vokrri përgjigjet në pyetjet tuaja

29.09.2008

Të nderuar lexues, mysafiri ynë i radhës në rubrikën "Intervista online" është kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Ju mund të shtroni pyetje nga më të ndryshmet për të mësuar më shumë për jetën dhe veprimtarinë e tij dhe përgjigjet do t’i merrni nga vetë ai, pasi të jetë mbyllur forumi.

Fadil VOKRRI ka lindur më 23 qershor 1960 në fshatin Sveqël, Komuna e Podujevës. Si futbollist, karrierën e ka filluar në KF Llapi nga Podujeva, ndërkaq që nga viti 1980 e deri më 1986, ka luajtur në K.F. Prishtina. Nga viti 1986 deri në vitin 1989 ka luajtur në KF Partizan i Beogradit dhe më pas në shumë klube të njohura evropiane (1989 – 1990 FC Nimes- Francë; 1990 – 1992   FC Fenerbahçe- Istanbul; 1992 – 1993   FC Burges-Francë; 1993 – 1995 FC MontLuçon- Francë). Fadil Vokrri ishte futbollisti i vetëm shqiptar, i cili kishte arritur që të seleksionohet dhe të luajë për Reprezentacionin “A” të Jugosllavisë. Vokrri ka qenë drejtor i KF Prishtina, ndërkaq aktualisht është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Për shkak të sukseseve të arritura si lojtar i futbollit, Fadil Vokrri, nga futbolldashësit në Kosovë ende vlerësohet si “Legjenda e futbollit shqiptar”.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
    E ardhshmja 
Faqja e komenteve (o) nga (1)
Nga : ymeri Prej : suedi
20.10.2008 19:37
Përshëndetje për ju FADIL.
E kam një pyetje lidhur me selektorin e Kosovës, në mediat suedeze është shkruar se selektor i Kosovës është bërë Albert Bunjaku. Sa është e vërtetë kjo?
Ju faleminderit.
Në përgjigje

Nga : Moderatori
20.10.2008 17:37
Jo, nuk është e vërtetë. Ne kemi seleksionuesin tonë që është duke kryer atë punë momentalisht. Quhet Edmond Rugova, ish-futbollist i Prishtinës.

Nga : nebi Prej : new york
19.10.2008 18:17
Pershendetje per ju i madhi Fadil.
I dime te gjitha sukseset tuaja, qe ma merr mendja se nuk duan koment.
Pasi qe ishe edhe anetar i KF Partizanit nga Beogradi, a mundesh shkurtimisht te na tregosh per ish-futbollistin shqiptar, Xhevat Prekazin, ku gjendet edhe a eshte e vertete qe ai nuk ka dashur qe kurr te komunikoje me ju?
Në përgjigje

Nga : Moderatori
19.10.2008 16:17
Jo, nuk është e vërtetë. Unë kam komunikuar edhe gjatë qëndrimit tim në Stamboll, meqenëse edhe ai në atë kohë ka qenë në Stamboll. Ne kemi komunikuar, ai gjendet në Beograd tash.

Nga : Shani H. Hoti Prej : Ratkoc - Rahovec
19.10.2008 00:40
E pershendes zoteri Fadil Vokrrin, per te cilin kam respekt te vecante, sepse ai eshte personifikues i futbollit kosovar gjate veteve te 80', kur futbolli kosovar arriti kulminacionin. Ndersa, pyetja eshte kjo: Cka ka ndryshuar ai qe nga ardhja ne krye te FFK-se?. Me respekt nga Shani H Hoti.
Në përgjigje

Nga : Moderatori
18.10.2008 22:40
Ne jemi munduar që t’i bëjmë disa reforma në futbollin e Kosovës, pikësëpari me zvogëlimin e ligës. Pastaj, jemi munduar që disiplina të ngritët në nivel më të lartë seç ka qenë vitet e kaluara. Mendoj se në këtë drejtim kemi arritur mjaft rezultate pozitive. Pastaj, vetëdijesimi i klubeve, si për shembull, kontrollimi mjekësor që është bërë nga mjekët të autorizuar nga Ministria e Shëndetit. Pra, të gjitha klubet kanë qenë të obliguara të kryejnë kontrollimin mjekësor të lojtarëve. I kemi pasur 12-13 lojtarë që kanë pasur probleme kardiologjie dhe u kemi ikur edhe atyre problemeve. Kemi ndikuar mjaft në një rregullsi më të mirë të kampionatit dhe mendoj se jemi avancuar në këtë drejtim mjaft për një kohë të shkurtër. Po ashtu, kemi gjetur edhe sponsorin e ligës – Raiffeisen-superliga e quajnë. Kemi organizuar edhe finalen e kupës, edhe për atë ndeshje kemi gjetur sponsor nga jashtë. Kështu që me hapa të ngadalshëm ndoshta, mirëpo për një kohë edhe nuk është mundur të bëhet më shumë; ne në shumicën e rasteve jemi të kënaqur me punën që kemi arritur deri tani.

Nga : florjani Prej : innsbruck- Austri
18.10.2008 16:41
Pershendetje i nderuari z.Vokrri. Pyetja ime eshte - a mund te kete Kosova lojtare nga vendet e rajonit, p.sh. Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi apo nga Presheva? Pershendetje nga AUSTRIA.
Në përgjigje

Nga : Moderatori
18.10.2008 14:41
Çdo person apo lojtar, i cili merr shtetësinë e Kosovës, ka të drejtë të luajë, nëse është i përzgjedhur nga seleksionuesi në kombëtaren e Kosovës. Në ligën e Kosovës – ne e kemi të rregulluar me rregullore, edhe si shtetas i huaj, edhe si shtetas kosovar.

Nga : Florjani Prej : innsbruck- Austri
18.10.2008 10:40
Pershendetje i nderuari z.Vokrri, te pershendes perzemersisht. Ne kohen kur ti ke luajtur per ish- Jugosllavine, kam qene femije, por kam qene nje simpatizues i flakte i yti si person. Pyetja ime eshte - si e keni ndjere veten ju si shqiptar ne ate kohq? Pershendetje dhe suksese me tutje!
Në përgjigje

Nga : Moderatori
18.10.2008 08:40
E kam ndjerë veten shumë mirë, si në atë kohë, edhe tash. Unë kam qenë përfaqësuesi i vetëm shqiptar që ka veshur petkun e reprezentacionit të Jugosllavisë në atë kohë. Ma merr mendja se kam qenë përfaqësues i denjë i shqiptarëve, i vetmi dhe i fundit.

Nga : Drenica
18.10.2008 09:44
Zoti Vokrri, a mund te rikujtoni shkurtimisht per neve ndeshjen me Partizanin ne Beograd, ne vitet e '80, ku keni pasur nje paraqitje legjendare? Une kam emocione kur kujtoj golat tuaj midis Beogradit.
Në përgjigje

Nga : Moderatori
18.10.2008 07:44
Po, sigurisht që atëherë kemi qenë mjaft mirë të komponuar, si ekipi ynë i Prishtinës në atë kohë, ashtu edhe simpatizuesit tanë, që ndoshta edhe ju jeni pjesë e atyre simpatizuesve. Sigurisht që kemi qenë shumë të motivuar kur kemi luajtur kundër ekipeve beogradase. Partizanin e kemi mposhtur në Prishtinë, kurse Zvezdën e kemi mposhtur në Beograd, 3 me 1. Ato janë ndeshje të paharruara për të gjithë simpatizuesit kosovarë, e edhe për neve.

Nga : muja avdyli Prej : magdeburg
17.10.2008 20:07
Pershendetje i nderuari, i madhi Fadil Vokrri! Kisha nje pyetje per ju - kur egziston mundesia qe te pranohet FFK ne FIFA?
Në përgjigje

Nga : Moderatori
17.10.2008 18:07
Po punojmë në atë drejtim dhe shpresojmë se shumë shpejt do të bëhemi pjesë e tyre.

Nga : hajrullah Prej : xërxe rahovec
15.10.2008 22:54
Pershendetje per Fadil Vokrrin.
Desha te di se cilin klub e adhuruni me se shumti? Dhe, per cilin klub evropian do kishit pasur deshire te luani gjate karrieres suaj?
Në përgjigje

Nga : Moderatori
15.10.2008 20:54
Futboll - loja më së tepërmi që më pëlqen, është loja e Arsenalit. Ndërkaq, për të luajtur, sikur të kisha qenë i ri, do të kisha zgjedhur Spanjën, Barcelonën apo Realin.

Nga : zencho Prej : kumanovë
14.10.2008 09:14
Zoteri Fadil Vokkri, ne vitet e ardhshme, a do te luaje Kosova ne kampionatet evropiane dhe boterore dhe a do te vijne ne ekip disa futbolliste nga kombetarja shqiptare? Tung, peshendetje.
Në përgjigje

Nga : Moderatori
14.10.2008 07:14
Ata futbollistë që luajnë për kombëtaren e Shqipërisë, ata kanë të drejtë zgjedhjeje sa i përket anës juridike, sepse ne jemi një shtet i ri i formuar. Kështu që ata zgjedhin vetë, në qoftë se ata shprehin dëshirën... Ajo është dëshirë e tyre ekskluzive dhe kanë të drejtë ekskluzive që të bëjnë zgjedhjen më të mirë për ta. E ne shpresojmë se do të bëjnë për Kosovën. Kosova është vendi i tyre.

Nga : Musli
12.10.2008 11:45
Shutoi Fadil Vokrri me shut te forte, edhe tre portiere nuk mund t'ia mbrojne!!! S'ka lojtar te tille per momentin as ne Kosove, e as ne Shqiperi per fat te keq. Une deshiroj qe Fadili ta veshe nje dore te hekurt ne sportin kosovar, e sidomos ne futboll, nje diktature te eger ne kuptimin e disiplines, ne luftimin e te gjitha te keqijave, qe ta shfrytezojme potencialin e talenteve qe kemi, e t'i tregojm botes se Republika e Kosoves eshte dashur te ndodhe edhe me heret..
Pershendetje nga Zvicra, me shume respekt nga Musliu.
Në përgjigje

Nga : Moderatori
12.10.2008 09:45
Ne jemi duke punuar në këtë drejtim. Me dorë të hekurt, ndoshta është një term pak i vrazhdë, mirëpo me disiplinë po. Janë rregulloret dhe ato respektohen dhe do të respektohen derisa unë të gjendem në krye të kësaj organizate.
    E ardhshmja 
Faqja e komenteve (o) nga (1)

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile