Këndi tematik

 


Forum

Grupi "Troja" përgjigjet në pyetjet tuaja.

20.05.2009

Të nderuar lexues, mysafiri ynë i radhës në rubrikën "Intervista online" është grupi "Troja".

Ju mund të shtroni pyetje nga më të ndryshmet për të mësuar më shumë për jetën dhe veprimtarinë e tyre dhe përgjigjet do t’i merrni nga vetë ata, pasi të jetë mbyllur forumi.



Anëtarët e rock grupit “Troja” janë: Bujar Berisha (vokalist), Florent Bajrami (kitarist), Agron Ejupi (bas-kitarist), Violant Shabani (bateri). Grupi “Troja” u themelua në vitin 1990, ndërkaq në skenë ka filluar të dalë që nga viti 1991. Janë pjesëmarrës në shumë festivale të rock muzikës dhe manifestime të tjera, sikurse Rock Fest në Pejë (1993), Rock Fest në Shkup (1993 dhe 2006), Festivali Boom (1994), Netët e klipit shqiptar (2003), Top Fest në Tiranë (2004 dhe 2009) etj. Këngën e parë “Egzistenca”, grupi “Troja“ e ka regjistruar në vitin 1995. Deri më tash, “Troja” ka mbajtur një varg koncertesh dhe ka publikuar dy albume. Në vitin 2003, publikoi albumin “People” me 10 këngë, ndërkaq sivjet ka edituar albumin e ri me 10 këngë, i titulluar “Amaneti i Clown-it”, sipas këngës e cila aktualisht është një nga hitet më të dëgjuara dhe më të kërkuara në media elektronike shqiptare.

Viti 2009 është një nga vitet më të suksesshme të këtij grupi. Në edicionin e gjashtë të Top Fest (2009) në Tiranë, “Troja” merr çmimin “Best video” me këngën “Amaneti i Clown-it”. Me të njëjtën këngë, në Video Festin Muzikor 2009, “Troja” mori tri çmime: të publikut, video-klipi më i mirë i zhanrit rock dhe videoklipi më i mirë në konkurrencën e grupeve.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
    E ardhshmja 
Faqja e komenteve (o) nga (1)
Nga : Beni Prej : Prishtine
13.06.2009 18:19
Troja, pse nuk ishit të pranishëm në Freedom Festival që u mbajt për nder të çlirimit?
Në përgjigje

Nga : "Troja"
13.06.2009 18:19
Për shkak të mosmarrëveshjes me organizatorët.

Nga : Pjeter Leka Ivezaj Prej : USA_Michigan
12.06.2009 00:59
Më pëlqen emërimi Troja. E gëzofshi dhe përparofshi në trojet shqiptare!
Në përgjigje

Nga : "Troja"
12.06.2009 00:59
Faleminderit!

Nga : Betim Betja Prej : Prizren
10.06.2009 18:49
Përshëndetje për grupin "TROJA".
- Si do ta përshkruanit muzikën qe aktualisht kultivohet, në përgjithësi te shqiptarët?
Në përgjigje

Nga : "Troja"
10.06.2009 18:49
Kosova ka talente të mëdha të muzikës, mirëpo nuk kanë shume përkrahje, ndërsa “silikonet” janë ato që kanë pushtuar skenën muzikore.

Nga : Bujamin Prej : Kumanovë
05.06.2009 10:34
Përshëndetje... Pyetja ime është kjo: I kujt ishte mendimi i pagëzimit të grupit tuaj me emrin "Troja"? Ju faleminderit, të gjitha të mirat e suksese në të ardhmen.
Në përgjigje

Nga : "Troja"
05.06.2009 10:34
Bendi është emëruar nga vetë anëtarët.

Nga : Ardiani Prej : Prizreni
03.06.2009 22:09
Përshëndetje :
Unë do të kisha një pyetje të përafërt me Lulen nga Prizreni, të cilën e përshëndes.
PINK ishte në Lubjanë, U2 ishin në Sarajevë, ROLLING STONES ishin në Beograd, MADONA ishte në Budva (Mali i Zi ). E pse duhet që shqiptarët ta sjellin në Prishtinë Ibrahim Tatlises, ku qëndron problemi, te organizatorët apo te publiku që nuk di ndoshta t'i vlerësojë këto grupe të mëdha muzikore, apo duhet t'i dëgjojmë e të kënaqemi gjithmonë me turq e arabë?
Faleminderit.
Në përgjigje

Nga : "Troja"
03.06.2009 22:09
Problemi është që njerëzit, të cilët merren me organizime të tilla, nuk kanë dëgjuar muzikë tjetër, përveç muzikës arabo-bullgaro-rome. Por, me siguri që do të përmirësohet kjo situatë gjatë këtij shekulli!!!

Nga : Sali Prej : Kumanovë
02.06.2009 23:18
Përshëndetje grupi "Troja". Kam një pyetje e cila nuk ka të bëjë me muzikë. A e preferoni futbollin dhe cilat ekipe i doni më shumë? Ju faleminderit.
Në përgjigje

Nga : "Troja"
02.06.2009 23:18
Disa jemi simpatizues të Arsenalit, disa të Çellsit, Mançesterit...por, më së shumti jemi simpatizues të Fashion TV :)

Nga : Artani Prej : Prishtine
02.06.2009 10:04
Përshëndetje! Fakti që kënga juaj është bërë hit dhe me të drejtë, a nuk flet edhe për gjendjen në të cilën është roku në Kosovë? Me fjalë të tjera, kur një këngë është e mirë, ajo dëgjohet, shpallet hit etj., kur nuk është e mirë, atëherë dëgjohen artistët dhe këngëtarët duke kritikuar për "mungesë kulture". Mua personalisht kjo shumë po më pengon. Ju çfarë mendoni?
Në përgjigje

Nga : "Troja"
02.06.2009 10:04
Nëse një këngë nuk është hit, nuk do të thotë që nuk është këngë e mirë. Sa i përket kritikave, ato ekzistojnë gjithmonë në skenën muzikore. Edhe kritikat janë të mirëseardhura kur janë me vend.

Nga : Ardit Prej : Prishtine
01.06.2009 13:07
Përshëndetje, kujt i kushtohet kënga Amaneti i Clown'it, në cilin vit është punuar kjo këngë dhe kush është autori i tekstit?
Në përgjigje

Nga : "Troja"
01.06.2009 13:07
Kjo këngë është punuar në vitin 2006, ndërsa klipi është xhiruar në gusht, 2007. Teksti i këngës është shkruar nga vokalisti Bujar Berisha. Vetë teksti i këngës tregon se kujt i është kushtuar ajo.

Nga : Zencho Prej : Kumanovë
30.05.2009 18:38
Përshëndetje për ju grupi "Troja". Çka mendoni për të ardhmen e juaj. A do të vazhdoni me rock muzikë, apo me ndonjë tjetër lloj muzike? Ju faleminderit.
Në përgjigje

Nga : "Troja"
30.05.2009 18:38
Po, do të vazhdojmë si deri tash!

Nga : Lulja Prej : Prizreni
30.05.2009 15:16
Troja, me Amanetin keni sjellë një shkëndijë; keni treguar se arti megjithatë, nuk është ngulfatur. Kam një pyetje për ju. Edhe këtë verë, si herët e kaluara, në vendet e rajonit- Kroaci, Maqedoni, Mal të Zi, do ketë koncerte të emrave të mëdhenj- mjafton të përmendet U2. Kur mendoni se do shihet ky apo ndonjë grup i ngjashëm me koncert në Prishtinë? Apo, u është zënë fryma inciativave të tilla?
Në përgjigje

Nga : "Troja"
30.05.2009 15:16
Për të pasur këso organizimesh, duhet pasur kushte financiare, ndërsa ata, të cilët i kontrollojnë financat, kurrë nuk kanë dëgjuar për U2, Rolling Stones, Ac-Dc etj.
    E ardhshmja 
Faqja e komenteve (o) nga (1)

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile