Këndi tematik

 


Forum

Mentor Mripa përgjigjet në pyetjet tuaja

04.08.2008

Të nderuar lexues,

Në rubrikën tonë të re “Intervista online” do të mund të takoheni me personalitete të ndryshme. Ju mund të shtroni pyetje nga më të ndryshmet për të mësuar më shumë për jetën dhe veprimtarinë e tyre dhe përgjigjet do t’i merrni nga vetë ata, pasi të jetë mbyllur forumi.

Mysafiri ynë i radhës është këngëtari Mentor Mripa.

Mentor MRIPA është i lindur më 13.03.1973 në Mitrovicë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka vijuar në Prizren dhe në Pejë, në shkollën për fëmijë dhe të rinj të verbër dhe me të parë të dobët. Si person me nevoja të veçanta (i verbër që nga lindja), ai ka mbaruar shkollën e mesme të fizioterapisë, ndërkaq, aktualisht ka përfunduar vitin e parë të studimeve në Degën e Gazetarisë, në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht jeton në Prishtinë. Në sferën e muzikës, Mentor Mripa ka marrë pjesë në festivalin “Akordet e Kosovës”, gjatë viteve 1995 dhe 1996. Është fitues i trefishtë i festivalit të këngës “Zambaku i Prizrenit” në Prizren (2000, 2002 dhe 2004), fitues i çmimit për tekstin më të mirë të këngës në “Show –Fest 2003” në Prishtinë dhe fitues i “Çmimit të publikut” në festivalin “Lyrafest” në Gjakovë, në vitin 2007. Në vitin 2006, festivali “Zambaku i Prizrenit” i ka ndarë çmimin falënderues për kontributin e dhënë në këtë festival. Mentor Mripa është personi i parë i verbër në Kosovë që ka luajtur në një video film (“Një pallto për babanë tim në burg” – 1997). Ka punuar në Radio Mitrovica në vitin 1999, në Radio Besa (Prizren) në vitin 2000, si dhe në Radio Heliks (Prizren) në vitin 2001. Në vitin 2002 ka filluar të punojë në Radio Kosova në Prishtinë, ku edhe punon aktualisht.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
 E mëparshme    
Faqja e komenteve (o) nga (1)
Nga : Iliri Prej : Zvicer
04.08.2008 18:32
Ju pergezoj per angazhimet e palodhura tuajat. Qe nga viti 1990 kur ju pata pare drejtpersedrejti ne nje koncert ne Mitrovice, kam nje respekt te vecante per angazhimet tuaja. A do te mbani ndonje konzert ne pjesen veriore te ketij qyteti? Ju uroj shendet dhe shume suksese.
Në përgjigje

Nga : Moderatori
04.08.2008 16:32
Ilir, do të ishte shumë interesant që të mbahej një koncert në Mitrovicë. Por, nuk e di se a do të kem kujt t’i këndoj, sepse jeta në Mitrovicë, në të dyja anët e Ibrit, është e dhimbshme. Në veri është gjithmonë plot ankth e pasiguri, ndërsa në jug është plot me varfëri të skajshme. Ajo është pasqyra më e rëndë e Kosovës, por me shpresën e njerëzve të këtij qyteti se do të agojë një ditë edhe për Mitrovicën, ashtu siç e meritojnë qytetarët. Unë jam i gatshëm që për Mitrovicën të bëj çfarëdo qoftë që më kërkojnë.

Nga : Ardita Prej : Prishtine
04.08.2008 12:34
Zoti Mripa, ju pergezoj per punen qe beni. Cilat jane veshtiresite me te medha ne punen tuaj si gazetar? Redaksine e pergezoj ne zgjedhjen e mysafirit. Pershendetje te ngrohta.
Në përgjigje

Nga : Moderatori
04.08.2008 10:34
Tung Ardita. Vështirësi ka gjithmonë në punë. Nuk dua të qahem tash se mua më nevojitet kjo apo ajo gjë. Ajo që më pengon më së shumti në punë është papërgjegjësia e ndokujt. Unë mendoj se çfarëdo obligimi që ne të marrim mbi supe, duhet ta kryejmë deri në fund. Jam ballafaquar me paragjykime të llojllojshme nga njerëzit lidhur me atë se a jam i zoti që të kryej punë të caktuara, por i kam neutralizuar ato, duke ua argumentuar me punën time, për çka edhe jam shpërblyer disa herë në mediumin ku punoj, por edhe në skenën muzikore.
 E mëparshme    
Faqja e komenteve (o) nga (1)

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile