Programi i radhës

Këndi tematik

 


Forum

Fadil Vokrri përgjigjet në pyetjet tuaja

29.09.2008

Të nderuar lexues, mysafiri ynë i radhës në rubrikën "Intervista online" është kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Ju mund të shtroni pyetje nga më të ndryshmet për të mësuar më shumë për jetën dhe veprimtarinë e tij dhe përgjigjet do t’i merrni nga vetë ai, pasi të jetë mbyllur forumi.

Fadil VOKRRI ka lindur më 23 qershor 1960 në fshatin Sveqël, Komuna e Podujevës. Si futbollist, karrierën e ka filluar në KF Llapi nga Podujeva, ndërkaq që nga viti 1980 e deri më 1986, ka luajtur në K.F. Prishtina. Nga viti 1986 deri në vitin 1989 ka luajtur në KF Partizan i Beogradit dhe më pas në shumë klube të njohura evropiane (1989 – 1990 FC Nimes- Francë; 1990 – 1992   FC Fenerbahçe- Istanbul; 1992 – 1993   FC Burges-Francë; 1993 – 1995 FC MontLuçon- Francë). Fadil Vokrri ishte futbollisti i vetëm shqiptar, i cili kishte arritur që të seleksionohet dhe të luajë për Reprezentacionin “A” të Jugosllavisë. Vokrri ka qenë drejtor i KF Prishtina, ndërkaq aktualisht është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. Për shkak të sukseseve të arritura si lojtar i futbollit, Fadil Vokrri, nga futbolldashësit në Kosovë ende vlerësohet si “Legjenda e futbollit shqiptar”.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
 E mëparshme   E ardhshmja 
Faqja e komenteve (o) nga (1)
Nga : ismeti Prej : londres
09.10.2008 23:42
I nderuari Fadil Vokrri, shkurt nje pyetje, si ka mundesi qe prape ne fushat e futbollit te sulmohen referet, ashtu edhe lojtaret te grushtohen nganjehere? A ka mundesi qe keta lojtare te suspendohen, ne qofte se jo krejt, te largohen bile per nji kohe te caktuar, marrim shemull 2 vjet ose ndryshe... Edhe mos te lejohet me qe te ndodhin keto gjera te pahijshme. Edhe klubet te denohen, jo vetem me shkrim, por vertet te detyrohen ose futboll, ose te largohen krejt.
Tung, pershendetje.
Në përgjigje

Nga : Moderatori
09.10.2008 21:42
Komisioni disiplinor ka mjaft dënime, të cilat i ka shqiptuar dhe ato respektohen. Që nga fillimi i këtij sezoni, janë filluar 10 ndeshje në “Raiffeisen”- superligën e Kosovës dhe ne ende nuk e kemi ndonjë problem të madh në këto gara. I respektojmë rregulloret dhe këto dënimet që shqiptohen; nuk shqiptohen në letër, por ato respektohen.

Nga : Diellza Prej : Kabashi
09.10.2008 21:49
I nderuari z. Vokrri,

A mendoni se ne nje te ardhme shume te shpejte, Kosova do te kete nje ekip te femrave qe do ta perfaqesoje Kosoven ne futboll?
Ju deshiroj suksese!
Nga Diellza Kabashi.
Në përgjigje

Nga : Moderatori
09.10.2008 19:49
Faleminderit. Për formimin e kësaj lige, sigurisht që duhet plotësuar disa kritere.

Nga : shaban kalicanaj Prej : gjermani
07.10.2008 23:13
se pari pershendes zotin Vokrri si idol ne kohet e arta te prishtines...edhe si njeri kam konsiderate te padiskutueshme..Pyetja ime eshte...pse po bejne shume pak per njohjen e futbollit ne organizatat evropjane e boterore...nuk e perkrahi dhunen por kur sportistet e mjere kosovare dhe udheheqesit e ktyre kuazi federatave te sportit te kosoves nuk organizuan nje proteste te pergjithshme ne kosove me solidarizim te pergjithshem..besoj se pa daljen nderkombetare sporti dhe futbolli do te ngecin si tere shoqeria kosovare, te cilen e ka kaplu nji dekadence totale ne te gjitha fushat --si ne arsim, politike, te gjitha fushat e cuditerisht i vetmi send i shendoshe ne kosove eshte futbolli dhe sporti i mjerueshem kosovar......ju zoti Vokrri keni jetuar edhe vete ne perendim...a ua merr mendja qe opinioni i thjesht nderkombetar dhe gazetaret e sportit ne evrope dine diçka per situaten e mjerume ne sportin kosovar dhe pengesat qe ka ..jo me siguri se joo..andaj ju kerkoj angazhim me te madh...
Në përgjigje

Nga : Moderatori
07.10.2008 21:13
Sigurisht që keni të drejtë dhe unë jam duke u angazhuar maksimalisht. Më shumë jam jashtë në lobim e sipër, sesa këtu në Kosovë. Duhet vazhduar me atë, mirëpo kjo është, të thuhet troç, çështje politike. Unë kam pasur shumë intervista edhe me gazetarë të huaj dhe sigurisht se deri diku, nuk them se janë 100 për qind të njohur me situatën e futbollit në Kosovë, mirëpo janë të informuar mjaft me këto 5-6 muaj sa kemi pasur mundësi të lobojmë në Evropë. Këto shtete që i kemi kaluar, na kanë premtuar mbështetje të padiskutueshme, për shembull Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Turqia, Luksemburgu, Gjermania, Sllovenia. Në federatat e këtyre shteteve kemi qenë shumë të mirëpritur dhe na kanë premtuar ndihmë në çdo segment, derisa të pranohemi në instanca ndërkombëtare. Pra, mendoj se në këtë drejtim kemi bërë mjaft, me mundësitë tona, sepse sigurisht që disa shtete që nuk na kanë pranuar si shtet, hezitojnë të na pranojnë neve edhe në vizita nëpër federata, sepse edhe ajo është në statusin e FIFA-s, që një federatë e pranuar ndërkombëtarisht në FIFA dhe UEFA, nuk ka të drejtë kontakti me një federatë të papranuar aty. Edhe me disa të tjera kemi kontaktuar, mirëpo jashtë federatës, domethënë jozyrtare. Ne po bëjmë çmos që sa më shpejt të pranohemi, mirëpo unë mendoj se kjo është pyetje politike, e cila pritet të relaksohet me pranimin e më shumë shteteve. Unë shpresoj se kjo do të arrijë në një kohë shumë të shkurtër.

Nga : Fadil Prej : Ferizaj
07.10.2008 22:11
a ka shpresa qe sa me shpejt edhe futbolli kosovar te pranohet dhe a mendoni se infrastruktura e klubeve kosovare i ploteson kushtet per lojera nderkombetare dhe ekipore menoj per UEFA
Në përgjigje

Nga : Moderatori
07.10.2008 20:11
Ne i kemi dy stadiume, të cilat me pak investime, janë të gatshme që në to të luhen ndeshje ndërkombëtare. Domethënë, është stacioni në Prishtinë dhe në Mitrovicë. Kështu që duke shikuar edhe infrastrukturën në rajon, nuk jemi aq keq. Në Podgoricë dhe Budvë (Mali të Zi) e kanë një terren ku luan reprezentacioni i të rinjve, pastaj në Shkup është Shkupi dhe Prilepi, që i plotësojnë kushtet; të tjerat stadiume nuk i plotësojnë. Kështu që edhe ne i kemi dy dhe me pak investime, pas pranimit, sigurisht që edhe UEFA do të na ndihmojë në atë drejtim, sepse kanë fonde për shtete të pazhvilluara. Dhe, mendoj që ne atë nuk do ta kemi problem. Neve na mungojnë më shumë terrenet ndihmëse për stërvitje të klubeve; aty çalojmë mjaft, sepse shumë pak klube kanë terrene ndihmëse. Kur ke terrene ndihmëse, zhvillon aktivitetet ditore aty dhe fusha kryesore ruhet dhe është në gjendje më të mirë.

Nga : gzimi Prej : vushtrri
07.10.2008 15:36
ju pershendes keni qenë lojtar i mire, i kam percjelle lojet tuaja kur keni qene ne KF PRISHTINA, deshiroj te jeni edhe me i mire ne federaten tone, ju pershendes tung GZIMI
Në përgjigje

Nga : Moderatori
07.10.2008 13:36
Faleminderit, edhe unë ju përshëndes.

Nga : Toli Prej : China
05.10.2008 11:31
Pershendetje Zotri Vokrri. Per çka FFK nuk organizon kurgjë per Futbollistët e Kosoves?Edhe per çka nuk ndermer kerkush ndonje hap konkret per këtë punë? Ju si Talent i Futbollit i dini këto punë, më mirë se tjerët se qysh duhet me punu, a po jo? Duhet me organizu ma shumë lojë me klube te Evropes,ose me shtetet e Evropes, Ballkanit etj, me shiku se ku jemi ne si Kosovarë. Ju Pershendes Zemersisht
Në përgjigje

Nga : Moderatori
05.10.2008 09:31
Ne i kemi pasur edhe ndeshjet e aranzhuara me kombëtare të huaja, por FIFA i ka ndaluar ato momentalisht. Sipas një neni në statusin e tyre, thuhet qartë se një shtet nuk ka të drejtë të zhvillojë ndeshje më një shtet që nuk është i pranuar. Edhe pse ne e kemi marrë pëlqimin e shteteve të huaja, FIFA atë e ka ndaluar. Tash iu jemi kthyer klubeve evropiane, veç e kemi të aranzhuar një ndeshje më 3 dhjetor, me Ksamoksin në Zvicër.

Nga : musa Prej : suedi
05.10.2008 11:04
I nderuari Fadil, suksese! Une e kam nje pyetje, a ka Kosova kombetare te femrave?

Nga : nuredini Prej : londer
03.10.2008 15:22
E pershendes mysafirin. Kisha dashur nje pyetje sa i perket pjesemarrjes se Kosoves ne arenen nderkombetare (kuptohet pasi te pranohet ne ato instanca) - sa jane kapacitetet tona per ndonje rezultat te kenaqshem, kur dihen periudhat qe ka kaluar Kosova dhe, ne anen tjeter, kemi Shqiperine, e cila ka kohe qe luan ne arenen nderkombetare, mirepo me rezultate te dobeta... A ka gjasa qe Kosova te tregoje paraqitje me te mire, apo do ta ndjeke i njejti fat me shtetin ame, gje qe nuk do te tregoje ndoshta interesim te madh?
Në përgjigje

Nga : Moderatori
03.10.2008 13:22
Ke të drejtë që ne kemi kaluar periudha të vështira, të cilat kanë lënë gjurmë negative në zhvillimin e futbollit. Mirëpo, duke marrë parasysh garat e fundit, Shqipëria kurrë nuk ka pasur aq pikë sa në dy kampionatet eliminatore të fundit. Kështu që është bërë një progres sado i vogël. Duke marrë parasysh që 5-6 futbollistë kosovarë gjenden në kombëtaren e Shqipërisë, disa të tjerë që janë në avancim e sipër nëpër klubet e tyre evropiane, mendoj se mund ta bëjmë një kombëtare mjaft të mirë, ndoshta jo edhe për t’u kualifikuar menjëherë, mirëpo është një perspektivë e mirë e futbollit të Kosovës.

Nga : Fatmiri Prej : Prishtine
02.10.2008 23:53
Z. Fadil,

Cili eshte futbollsiti dhe trajneri me i mire ne 20 vjetet e fundit ne bote?

Gjithe te mirat!
Në përgjigje

Nga : Moderatori
02.10.2008 21:53
Pyetje shumë e vështirë. 20 vjetët e fundit ka pasur mjaft. Ma merr mendja që trajneri më i mirë, sidomos në 10 vjetët e fundit, është Arsen Venger, trajneri i Arsenalit. Është vështirë të krahasohen, meqenëse Arsenali gjithnjë e ka ekipin e ripërtërirë dhe nuk e ka buxhetin e një Mançesteri, e një Reali, ose një Çelsi. Domethënë, nuk e ka buxhetin as përafërsisht me këta tre gjigantë. Edhe pse nuk e ka buxhetin, me lojtarë pak më të paafirmuar, ai arrin gjithnjë sukses të gjendet në çdo garë evropiane, është bërë edhe kampion dhe kjo është meritë e trajnerit. E futbollistë ka pasur shumë, Maradona..., nuk mund të përcaktohem.

Nga : Elez Mustafai Prej : Wien
02.10.2008 17:50
Tung legjenda e futbollit shqiptar, kam kenaqesine te ju pershendes juve, sepse kam qene nje adhurues i juaji. Na kenaqe ne rini, tani si jane shanset qe Kosova te marre pjese ne nje gare te nivelit evropian dhe boteror, cili eshte mendimi juaj?
Me pershendetje vellazerore, Elezi.
Në përgjigje

Nga : Moderatori
02.10.2008 15:50
Ne jemi në pritje dhe shpresojmë që shumë shpejt do të anëtarësohemi dhe pastaj do të hapen rrugët.
 E mëparshme   E ardhshmja 
Faqja e komenteve (o) nga (1)

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile