E enjte, tetor 30, 2014 Kosova 13:15

Përdorimi dhe politikat e privatësisë

LEJA PËR PËRDORIMIN E PËRMBAJTJES SË RFE/RL-së
 
Ripërdorimi i artikujve, audio-ve dhe video-ve
RFE/RL mirëpret ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes së tekstit të publikuar në këtë ueb-faqe. Ne po ashtu mirëpresim ripostimin e përmbajtjes së RFE/RL-së në ueb-faqe, në listat e postimeve, në grupacionet e lajmeve dhe në databaza, nën kriteret bazë. Shitja e përmbajtjes së RFE/RL-së është e ndaluar rreptësisht.

Kur ripërdorni përmbajtjen e RFE/RL-së, ne kërkojmë që atë t’ia atribuoni RFE/RL-së, duke përfshirë:

* lidhje të përhershme me artikullin në evropaelire.org,

* informacionin e mëposhtëm me çdo artikull:

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.

Nëse zgjidhen fragmente nga një artikull, ne kërkojmë të vihet re që materiali është një fragment dhe të përmbahet nga ndryshimi i kuptimit, emrit apo tërësisë. RFE/RL posedon të drejtën të revokojë lejen për përdorimin e përmbajtjes së saj në çdo kohë.

Transmetimet e drejtpërdrejta dhe të arkivuara të RFE/RL-së dhe 18 shërbimet e saj transmetuese janë të destinuara për përdorim personal të audiencës sonë. Asnjë transmetim, ritransmetim apo përdorim tjetër i këtyre programeve nuk lejohet pa autorizimin e RFE/RL, Inc.

Për të marrë leje për ripërdorimin e teksteve të RFE/RL-së, fotografive, audio-ve apo video-ve, ju lutem dërgoni email në: web@rferl.org.

Përmbajtja e dorës së tretë
Disa produkte të RFE/RL-së përmbajnë informacione të marra nga agjenci të jashtme (“dora e tretë”), si: Associated Press, Reuters, Agence France-Presse, ITAR-TASS, e të tjera. Para përdorimit të produkteve të RFE/RL-së që kanë “përmbajtje të tretë”, ju duhet të merrni leje jo vetëm nga RFE/RL-ja, por edhe nga “pronari i përmbajtjes së tretë”.

Lidhjet me faqet e jashtme
RFE/RL, herë pas here, siguron në ueb-faqet e saj lidhje me faqet e mbajtura nga persona apo subjekte që nuk janë të lidhura me RFE/RL-në. Në vendimin për të lejuar ose jo lidhje me faqe të jashtme në ueb-faqet e saj, RFE/RL-ja u jep përparësi subjekteve jofitimprurëse. RFE/RL nuk ka kontroll mbi këto faqe të jashtme dhe nuk miraton përmbajtjen e tyre, operatorët, produktet apo shërbimet. Për më tepër, RFE/RL nuk është përgjegjëse për përmbajtjen, operatorët, disponueshmërinë, saktësinë, cilësinë, reklamat, produktet, shërbimet apo materialet e tjera të faqeve të tilla. RFE/RL nuk do të jetë përgjegjëse, as direkt as tërthorazi, për ndonjë dëm apo humbje që është shkaktuar ose dyshohet se është shkaktuar nga ose në lidhje me përdorimin përmbajtjeve të tilla, produkteve apo shërbimeve, të cilat janë në dispozicion në apo përmes këtyre faqeve.

Citimi
Kur përdorni materialet e RFE/RL-së, ju lutemi t’i citoni. Për udhëzimet e citimit, shihni këto ueb-faqe:

APA:
Electronic Reference Formats Recommended by the American Psychological Association

Chicago & Turabian:
A Brief Citation Guide for Internet Sources in History and the Humanities (by Melvin E. Page)

General Resource:
Karla's Guide To Citation Guidelines



POLITIKA E PRIVATËSISË

Radio Evropa e Lirë beson se përdoruesit e Internetit kanë të drejtë në privatësinë personale dhe në një qasje të pamonitoruar.

Për t’iu ofruar shërbimin më të mirë të lajmeve në Internet lexuesve tanë, ne kërkojmë dy lloje të informatave nga vizitorët tanë: email adresat e vizitorëve që duan të abonohen në publikimet e RFE/RL-së përmes email-it dhe të dhënat e përgjithshme statistikore.

Email adresat
Abonentët e RFE/RL-së vullnetarisht japin email-in e tyre për të siguruar buletinin e lajmeve. RFE/RL, në asnjë rrethanë, nuk do t’i përdorë email adresat e dhëna për këtë qëllim, për ndonjë palë të tretë. As lista e abonentëve nuk do të përdoret për ndonjë qëllim tjetër, pos për shpërndarjen e lajmeve. Abonentët mund të çabonohen në çdo kohë duke ndjekur udhëzimet e publikuara në ueb-faqen tonë. Nëse ata përballen me probleme gjatë çabonimit, ata mund të kontaktojnë stafin tonë përmes email adresës së publikuar në çdo buletin të lajmeve ose duke kontaktuar Departamentin e Internetit në web@rferl.org

Të dhënat statistikore
Ashtu si edhe botuesit e shumicës së ueb-faqeve, RFE/RL mbledh të dhënat kur përdoruesit vizitojnë RFE/RL-në. Qëllimi i mbledhjes së këtyre të dhënave është thjesht për të numëruar se sa njerëz vizitojnë faqen, nga cilat vende vijnë, cilat faqe i shohin etj. Ky proces i mbledhjes së të dhënave nuk i mundëson RFE/RL-së të dallojë se kush jeni ju, vetëm se një kompjuter me numër të caktuar ka hyrë në shërbimin e uebit. Raportet, të cilat gjenerojnë nga mbledhja e këtyre të dhënave, janë për përdorim të brendshëm, për të përmirësuar faqen dhe për të siguruar cilësi më të mirë për përdoruesit tanë, bazuar në konsumin e tyre të lajmeve.

Për pyetje apo komente direkte, ju lutemi kontaktoni në: web@rferl.org