Si të dëgjoni

Radio Evropa e Lirë transmeton në 28 gjuhë. Shumica e programeve tona janë në dispozicion në frekuencat FM dhe në valë të mesme të stacioneve të radiove lokale në vendet ku ne transmetojmë. Nëse nuk mund t’i dëgjoni programet në internet, ju lutem lexoni dokumentin tonë për ndihmë teknike.


E premte, tetor 31, 2014 Kosova 06:32

Trashëgimia moderniste e Niemeyerit

Postuar më 06.12.2012

Arkitekti brazilian, Oscar Niemeyer, ka vdekur në moshën 104-vjeçare në qytetin e tij në Rio de Janeiro. Niemeyer ishte anëtar i një ekipi të arkitektëve që projektuan ndërtesën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe është kredituar të ndihmojë për të riformuar identitetin e Brazilit me ndërtesat e qytetit duke projektuar për kryeqytetin e vendit, Brazilia. Puna e tij është e njohur për format e saj futuristike dhe abstrakte.

1

Oscar Niemeyer në Pallatin Alvorada në Brazilia në vitin 1960.

2

Ndërtesa e Kongresit Kombëtar në Brazilia, inauguruar më 1960.

3

Ndërtesa e Kombeve të Bashkuara në New York.

4

Katedralja e Brazilias, Nossa Senhora Aparecida Metropolitana, inauguruar më 1960.

5

Pamje nga brenda e katedrales Aparecida Nossa Senhora Metropolitana.

6

Selia e Partisë Komuniste Frënge (PCF) në Paris, e projektuar në vitin 1980. Niemeyer ishte i njohur për mbështetjen e tij ndaj idealeve komuniste. Shoku i ngushtë i tij, Fidel Kastro, si me shaka kishte thënë se ai dhe Niemeyer ishin "komunistët fundit të këtij planeti".

7

Ndërtimi i Ministrisë së Jashtme në Brazilia.

8

Qendër kulturore Le Volcan (vullkani), i projektuar më 1982, në qytetin perëndimor francez Le Havre.

9

Auditoriumi Ibirapuera në Ibirapuera Park, në Sao Paulo, Brazil.

10

 Muzeu Kombëtar i Brasilias, inauguruar më 2007.

11

Auditoriumi në qytetin jugor italian, Ravello, në bregdetin Amalfi, i cili u përurua në vitin 2009, pas dhjetë vjetësh polemika rreth dizajnit.

12

Qendra Niemeyer në qytetin verior spanjoll të Aviles, inauguruar më 2011.

13

Arkitekti Oscar Niemeyer në zyrën e tij mbi plazhin Copacabana, në Rio de Janeiro në vitin 2003.