Avokatët e të drejtave të njeriut kanë pasur një vit të ngjeshur në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore në mes të konflikteve të armatosura, goditjes qeveritare dhe ligjeve represive të reja. Nga Irani në Bjellorusi, Pakistani dhe Kina, shërbimi qendror i Radios Evropa e Lirë sjell profilet e disa nga mbrojtësit më të zëshëm të të drejtave të njeriut dhe demokracisë për vitin 2012.
12 aktivistët e të drejtave të njeriut 2012
1
Aung San Suu Kyi, politikane e opozitës, në Birmani. Aung San Suu Kyi e udhëhoqi lëvizjen pro-demokracisë në Birmani për më shumë se dy dekada. Ajo kaloi një total prej 15 vjetësh nën arrest shtëpiak, mes viteve 1989 - 2010. Ajo fitoi një vend në parlament gjatë këtij viti, pas reformave të paraqitura nga sundimtarët ushtarakë të Birmanisë. Në nëntor, atë e vizitoi në shtëpinë e saj presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë vizitës së tij historike në Birmani. Për fushatën e saj tëpalodhshme për demokraci, fitoi çmime të shumta të saj, duke përfshirë edhe Çmimin Nobel të Paqes 1991.
2
Chen Guangcheng (12 nëntor 1971) është aktivist kinez, që ka punuar në çështjet e të drejtave të njeriut në Kinë. I verbër që nga mosha e re, Chen është përshkruar shpesh si një "avokat", i cili mbron të drejtat e grave dhe mirëqenien e të varfërve. Ai është i njohur për publikimin e dyshimeve për abuzime në familje, praktikat e planifikimit familjar, pretendimet për dhunë dhe abortet e detyruara. Pas 4 vjetësh, Chen u arratis nga arresti shtëpiak në prill 2012 dhe kërkoi strehim në ambasadën amerikane në Pekin. Muaj më pas, ai emigroi në SHBA me gruan e tij dhe dy vajzat.
3
Ales Byalyatski, kreu i opozitës në Bjellorusi, aktualisht është duke vuajtur një dënim katër vjet e gjysmë në burg. Akuzat për evazion fiskal të ngritura kundër tij, u dënuan në Perëndim si të motivuara politikisht. Byalyatski themeloi lëvizjen e parë pro-demokracisë dhe kryeson grupin më me ndikim për të drejtat e njeriut, Viasna Human Rights Center. Ai u kandidua për Çmimin Saharov 2012.

4
Nasrin Sotoudeh, avokate e të drejtave të njeriut, Iran. Ka mbrojtur aktivisht të burgosurit e opozitës, gra dhe të mitur që përballen me dënimin me vdekje. Ajo është aktualisht duke vuajtur një dënim gjashtë-vjeçar nën akuzat për përhapje të propagandës dhe konspiracion të dëmtojë sigurinë e shtetit. Ajo ishte një nga marrësit për Çmimin Saharov 2012, për lirinë e mendimit.