Si të dëgjoni

Radio Evropa e Lirë transmeton në 28 gjuhë. Shumica e programeve tona janë në dispozicion në frekuencat FM dhe në valë të mesme të stacioneve të radiove lokale në vendet ku ne transmetojmë. Nëse nuk mund t’i dëgjoni programet në internet, ju lutem lexoni dokumentin tonë për ndihmë teknike.


E mërkurë, korrik 23, 2014 Kosova 15:57

2012: Viti në fotografi

Postuar më 02.01.2013

Radio Evropa e Lirë ka bërë përmbledhjen e ngjarjeve që shënuan vitin 2012, me anë të fotografive.

1

Aurora shihet në Norvegji, 15 janar. (Reuters/Rune Stoltz Bertinussen/Scanpix)

2

Një artist afgan dhe studentët e tij shfaqin një faqe të madhe nga Kurani, në ceremoninë e hapjes së Bibliotekës Naser Khusro Balkhi në Kabul më 12 janar. (AFP / Shan Marai)

3

Një ushtar i presidencës të Rusisë, bën rojë në varrezën e "Ushtarit të Panjohur", jashtë mureve të Kremlinit në Moskë, më 12 janar. (AFP/Kirill Kudryavtsev)

4

Iranianët mbajnë arkivolin e shkencëtarit nuklear Mostafa Ahmadi Roshan, gjatë varrimit të tij në Tehran, më 13 janar. (AFP/Atta Kenare)

5

Anija "Costa Concordia" shihet pjesërisht e përmbysur në ishullin Giglio në Itali, më 16 janar. (AFP/Filippo Monteforte)

6

Liderët e opozitës së Kazakistanit djegin posterin e partisë në pushtet Nur-Otan, që ishte fituese e zgjedhjeve parlamentare, më 17 janar. (Reuters/Shamil Zhumatov)

7

Besimtarët zhyten në ujë akull të ftohtë të liqenit të Minskut, më 18 janar, për të festuar festën ortodokse të Epifanisë. (AFP/Victor Drachev)

8

Anëtaret e grupit feminist rus, Pussy Riot, këndojnë pranë kishës në Moskë, më 20 janar. (Reuters/Denis Sinyakov)

9

Mbështetësit e Vëllazërisë Muslimane festojnë para parlamentit të Egjiptit në Kajro, 23 janar.  (Reuters/Suhaib Salem)

10

Një djalë nga Siria, në rrugët e qytetit të Homsit, më 23 janar. (Reuters/Ahmed Jadallah)

11

Pamje nga Kosova, 31 janar. (Reuters/Hazir Reka)

12

Iraku feston largimin e trupave amerikanë, Bagdad, 9 shkurt. (AFP/Ali Al-Saadi)

13

Presidenti turkmen Gurbanguly Berdymukhammedov (në mes) është inauguruar si president në mandarin e tij të dytë, 17 shkurt. (AFP/Igor Sasin)

14

Protestuesit afganë në provincën e Jalalabadit, protestojnë pas djegies së Kuranit nga trupat e NATO-s në Afganistan. (Reuters/Parwiz)

15

Një gua pret për të votuar në Teheran, 2 mars. (Reuters)

16

Moskë: Vlladimir Putin qanë kur i adresohet mbështetësve të tij, pasi zgjedhet president i Rusisë. (Reuters/Denis Sinyakov)

17

Afganët mblidhen në Sakhi Shrine në Kabul, më 20 mars, gjatë festimeve të Nevruzit. (AFP/Massoud Hossaini)

18

Iraku më 20 mars. (epa/Kamal Akrayi)

19

Samiti i Sigurisë Nukleare i vitit 2012 në Seoul, më 27 mars. (AFP/Jewel Samad)

20

Liderja demokratike e Birmanisë, Aung San Suu Kyi, e përqafuar nga një votuese, 1 prill. (epa/Nyein Chan Naing)

21

20 vjetori i rrethimit të Sarajevës. (Reuters/Dado Ruvic)

22

Ekstremisti Anders Behring Breivik, i cili vrau 77 persona në Norvegji, gjatë gjykimit në Oslo, më 16 prill. (AFP/Heiko Junge)

23

Lufta e gjelave në Kabul, Afganistan, 20 prill. (AFP/Johannes Eisele)

24

Ish kryeministrja e burgosur e Ukrainës, Yulia Tymoshenko. (AFP/Ukrayinska Pravda)

25

Një ushtar afgan heton vendin ku u hodh një bombë në Kabul, 2 maj. (RFE/Sabawoon)

26

Mbështetësit e Antonis Samaras, lideri i parstisë konservative greke, mbajnë flamuj para zgjedhjeve në Athinë. (AFP/Aris Messinis)

27

Presidenti i sapozgjedhur i Francës, Francois Hollande,6 maj. (AFP/Jeff Pachoud)

28

Salla ku u mbajt festivali i këngës, Eurovision, në Baku, më 21 maj. (RIA Novosti/Valeriy Melnikov)

29

Arkivolet në Bagdad, 28 maj. (Reuters)

30

Euro 2012, Kiev, Ukrainë, më 29 maj. (Reuters/Gleb Garanich)

31

Tomislav Nikolliq u zgjodh president i Serbisë më 31 maj. (AFP/Andrej Isakovic)

32

Pamje nga Kabuli, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 31 maj. (RFE/Sabawoon)

33

Trazirat në veri të Kosovës, më 1 qershor. (AFP)

34

Mbëtetësit e presidentit Hosni Mubarak, reagojnë kur dëgjojnë për dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Mubarak u akuzua për vrasjen e protestuesve gjatë protestave në Egjipt, që filluan në vitin 2011. (Reuters/Mohammed Salem)

35

Princi Charles i Britanisë, i puth dorën mamasë së tij, Mbretëreshës Elizabeth, gjatë Jubileut të Diamantë, në Pallatin Buckingham në Londër, më 4 qershor. (Reuters/David Moir)

36

Pamja e Venerës nga Rusia më 6 qershor. Një ngjarje e tillë astronomike, nuk do të ndodh në 105 vjetët e ardhshme. (Itar Tass/Vladimir Smirnov)

37

Ceremonia e hapjes së kampionatit të futbollit Euro 2012, më 8 qershor. (AFP/Christof Stache)

38

Srebrenica...11 korrik. (Reuters/Dado Ruvic)

39

Anëtarët e rock grupit -- Mick Jagger, Keith Richards, Ronnie Wood, dhe Charlie Watts, më shënojnë 50 vjetorin e përformancës së tyre të parë, më 12 korrik. (Reuters/Rankin)

40

Gratë afgane marshuan në Kabul më 11 korrik, për të protestuar ekzekutimin publik të vajzave të reja. (RFE/Sabawoon)

41

Tri vajza kërcejnë në liqenin e Ohrit, Maqedoni, 12 korrik. (AFP/Robert Atanasovski)

42

Njerëz të kapur dorë për dore, përkujtojnë 12 viktimat e Kolorados më 22 korrik, që u vranë kinema. (AFP/Joshua Lott)

43

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër, 28 korrik. (RIA Novosti/Vladimir Astapkovich)

44

Sekretarja e shtetit Hillary Clinton, vallëzon me ministren e jashtme të Afrikës Jugore  Maite Nkoana-Mashabane, më 7 gusht. (AFP/Jacquelyn Martin)

45

Përformanca e Madonnës në Saint Petersburg, Rusi, më 9 gusht. (AFP/ Olga Maltseva)

46

Zjarri në Serbi që u shkaktua nga temperaturat e larta, më 22 gusht. (AFP/Nebojsha Markovic)

47

Luftimet në Aleppo, Siri, 30 gusht. (Reuters/Youssef Boudlal)

48

Lojërat Paralimpike në Londër, 31 gusht. (Reuters/Toby Melville)

49

Konsullata amerikane në Bengazi, Libi, më 12 shtator, një ditë pasi u vranë ambasadori amerikan Christopher Stevens, dhe tre punëtorë amerikanë. (Reuters/Esam Al-Fetori)

50

Gratë iraniane protestojnë pranë ambasadës së Francës në Tehran, më 20 shtator, kundër publikimit të vizatimit që doli në një revistë fanceze, ku tregohej Profeti Muhamet i zhveshur. (AFP/Atta Kenare)

51

Anëtaret e arrestuara të rock-punk grupit feminist, Pussy Riot. (RIA Novosti/Andrey Stenin)

52

Felix Baumgartner e ka kaluar shpejtësinë e zërit, duke arritur shpejtësinë maksimale prej 1,342 kilometrave për orë, gjatë hedhjes së tij të djeshme mbi shkretëtirën e shtetit amerikan jugperëndimor, New Mexico.(AFP/www.redbullcontentpool.com/Jay Nemeth)

53

Ish luftëtarë talibanë që iu bashkuan forcave shtetërore të Afganistanit...22 tetor. (AFP/Arif Karimi)

54

Mekë, 22 tetor. (AFP/Fayez Nureldine)

55

Dëmet e shkaktuara nga uragani Sandy në SHBA, 30 tetor. (Reuters/Shannon Stapleton)

56

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, bashkë me familjen e tij, festojnë fitoren për mandatin e tij të dytë si president, 6 nëntor. (Reuters/Larry Downing)

57

Malala Yousufzai, aktivistja adoleshente kundër talibanëve, duke u shëruar në një spital në Angli, pasi u qëllua me armë në Pakistan. 8 nëntor. (Reuters/Queen Elizabeth Hospital Birmingham Handout)

58

Vërshimet në Venedik, Itali, më 11 nëntor. (Reuters/Manuel Silvestri)

59

Ushtarët turq bëjnë roje në kufi me Sirinë, 12 nëntor. (AFP/Bulent Kilic)

60

Fotografitë e Ante Gotovinas dhe Mladen Markac, gjatë festimeve në Zagreb për lirimin e tyre nga tribunali për krime të luftës, 16 nëntor. (Reuters/Antonio Bronic)

61

Luftimet mes Izraelit dhe qytetit të Gazës, 17 nëntor. (epa/Mohammed Saber)

62

India shënoi në këtë formë Ditën Botërore të Sidës, 30 nëntor. (AFP)

63

Laureatët e Nobelit, marrin pjesë në Banketin e Nobelit në Stockholm, më 10 dhjetor. Këtë vit, fitues i Çmimit Nobel për Paqe, ishte Bashkimi Evropian. (Reuters/Jessica Gow/Scanpix)