Fotografitë e javës
Postuar më 09.02.2013
Skena të luftimeve të ashpra në Siri, sikurse dhe në Mali, protesta në Tunizi, përgatitjet për Vitin e Gjarprit në Kinë, por edhe fragmente nga jeta e zakonshme, janë vetëm një pjesë e ngjarjeve që janë zënë nga objektivi i fotografëve javën që po lëmë pas.
1 Kinë - Përgatitjet për festimin e vitit të ri hënor (10 shkurt), që këtë vit njihet si Viti i Gjarprit.
2 Një vajzë e re me qenin e saj dhe një kalë të vogël vrapon teksa bie borë në Varshavë, Poloni.
3 Balona-shitës në Kabul, Afganistan.
4 Temperatura jashtëzakonisht të ulëta janë regjistruar në Krasnoyarsk, Rusi.
5 Foto në brigjet e lumit Niger, Timbuktu, Mali, ku po vazhdon lufta ndërmjet forcave franceze dhe militantëve islamikë.
6 Një konvoj i ushtrisë franceze në Mali.
7 Anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare, Damask, Siri.
8 Protestat pas vrasjes së liderit të opozitës në Tunizi, Chokri Belaid.
9 Pronari i kopshtit zoologjik, Emmanuel Tangco, duke lexuar një libër me gjarpërinjtë e tij në Manila.
10 Modeli i robotit "Rex", i cili do të ekspozohet në Muzeun e Shkencës në Londër dhe studiuesi Bertolt Meyer.
11 Stuhi rëre në Allahabad, Indi.
12 Pamje e Damaskut, Siri, më 6 shkurt 2013...
13 Francezi Alain Robert ngjitet nëpër ndërtesa në gjithë botën pa pajisje sigurie.
14 Shkencëtarët britanikë konfirmuan se mbetjet njerëzore që u gjetën disa muaj më parë nën parkingun në Leicester, i përkasin mbretit Richardi III.
15 Ceremonia e hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin "Berlinale", Gjermani.
16 Një punëtor grumbullon misrin e terur para hedhjes në treg, Lahore, Pakistan.
17 Pëllumbat ndjekin djaloshin në jë park në Almati, Kazakistan.
19 Loja e hedhjes lart, lagja Ak-Ordo.
20 Anije detare kineze dhe tjetra japoneze lundrojnë në detin ku ndodhen ishujt kontestues.Të dyja vendet pretendojnë sovranitetin mbi ishujt që në Kinë njiheni si Diaoyu, ndërsa në Japoni si Senkakuk.