Ndërlidhjet

Vapë vdekjeprurëse në Pakistan

Një valë katër ditore e nxehtësisë ka vrarë më shumë se 780 persona në qytetin jugor të Pakistanit, Karaçi, duke e shtyrë qeverinë të shpallë pushim, në mënyrë që t'i nxisë njerëzit të mos dalin nga shtëpitë. Shumica e vdekjeve, te të moshuarit dhe të varfrit është shkaktuar nga dehidrimi. Organizatat humanitare janë duke punuar që të mbushin hapësirat në sistemin shëndetësor të dobët, në qytetin ku jetojnë 20 milionë banorë. Karaçi ka tregun kryesor në Pakistan, bankën qendrore dhe portin më të madh në vend.

XS
SM
MD
LG