Ndërlidhjet

Jalta, konferenca që vijëzoi Evropën

Janë bërë 70 vjet që nga mbajtja e konferencës, e cila paracaktoi ndarjen e Evropës dhe Luftën e Ftohtë. Lideri sovjetik, Josef Stalin, ishte nikoqir i presidentit amerikan, Franklin D.Roosevelt dhe kryeministrit britanik, Winston Churchill, në Jaltë të Krimesë, për të diskutuar arranzhimet në Evropë pas mposhtjes së Gjermanisë naziste. Ishte arritur pajtimi që atëherë që Gjermania të ndahet në katër zona të okupimit. Madje, Stalini kishte kërkuar vendosjen e sferës së ndikimit sovjetik në Evropën lindore, duke krijuar kështu shtete satelite komuniste.

XS
SM
MD
LG